13 vjet shtet/ Osmani para FSK-së: Të gjithë jemi gardianë të Republikës së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, u.d presidentja Vjosa Osmani tha se synimi për këtë vit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Osmani tha se Pavarësia nuk do të mund të arrihej pa presidentin e ndjerë Ibrahimi Rugova, komandatin Adem Jasharin si dhe dëshmorët e rënë për liri.

“Sot rikujtojmë rrugëtimin e shtetit tonë që sot shënon përvjetorin e 13-të. Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve, nga djersa e mundi të secilit prej jush, nga rezistenca dhe vullneti i pathyeshëm për qëndresë, nga urtësia e mprehtësia e brezave të tërë mësuesish, mjekësh, krijuesish, burrash e grash që kanë rënë në këtë ditë të shenjtë. Madhështia e popullit tonë është nga madhështitë e secilit prej jush, ndaj falë kontributit tuaj të vlefshëm të gjithë bashk jemi gardianë të Republikës së Kosovës. Pavarësia nuk do të arrihej pa rezistencën e prirë nga Presidenti Ibrahim Rugova, pa sakrificën sublime të vajzave dhe djemve të UÇK dhe të komandantit Adem Jashari, por edhe të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të vendit pa të cilët liria do të mbetej vetëm ëndërr. Nga një vend që përjetoi luftën se sot po bëjmë hapa për të bërë kontribut për paqe në vende të tjera. FSK-ja është ushtria më e re në botë dhe gjatë gjithë kësaj kohe FSK-ja po punon në realizimin e synimit të anëtarësimit në NATO”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo tha se vendit i duhet solidaritet ndërinstitucional.

“Na takon të gjithëve që çdo ditë ta bëjmë të pamundshmen ta ndërtojmë një platformë që synon këndelljen e vendit”, shtoi ajo.

“Synimi i vendit tonë në familjen e popujve evropiane në këtë 13 vjetor shtetin tonë e konsiderojmë të shenjtë dhe të garantojmë tërësinë territoriale të vendit tonë”, ka thënë Osmani në përfundim të fjalimit.

Lexo edhe :  Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në fjalën e tij, në këtë manifestim, tha se sot jetojmë ëndrrën e gjeneratave që sakrifikuan për liri e pavarësi.

“Përvjetorët janë momente të qarta për të kujtuar ata që sakrifikuan çdo gjë për realizmin e aspiratës shekullore për liri dhe pavarësi. Sot me shumë mirënjohje përkulemi para kontributit të të gjithë atyre që ndoqën rezistencën paqësore dhe ushtarake dhe para gjakut të dëshmorëve”, tha Hoti.

Hoti shtoi se në ditët si këto ne marrim fuqinë dhe përkushtohemi për borxhin që i kemi ndaj fëmijëve tanë që Kosovën ta bëjmë vend të realizimit të ëndrrave për të gjithë qytetarët.

 

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV