Makina ra në lumin Drino, kush janë dy elektricistët që humbën jetën tragjikisht në krye të detyrës (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ismet Isaraj dhe Selfo Kallfa, ishin nisur për në për në fshatit ‘Asim Zeneli’ për të rregulluar një defekt, por rrugës makina ka rënë në lumë dhe elektricistët humbën jetën duke u mbytur në ujërat e akullta të lumit Drino, pranë fshatit Lazarat në Gjirokastër.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa shkruan se ata kanë dhënë kontributin e tyre për vite me radhë në OSHEE në shërbim të banorëve.

“Zor të gjesh fjalët e duhura në këto raste për të ngushëlluar sadopak familjet Kallfa dhe Isaraj në Gjirokastër, që humbën njerëzit e tyre të dashur nga aksidenti fatal i mesnatës. Unë i njihja pak si Selfon ashtu dhe Ismetin, por mjaftueshëm për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vite me radhë në OSHEE në shërbim të banorëve.

Nuk e ndalën përpjekjen e tyre për të mos lënë askënd në terr derisa dhanë tragjikisht edhe frymën e fundit në ujërat e akullta të Drinos. Vetëm me kurajo dhe forcë të pashembullt brenda vetes mund të përballohet kjo dhimbje që nuk e kishte hak asnjë prej familjeve, por ky është fati dhe këto janë ligjet e jetës. Vdekja asnjëherë nuk të njofton kur vjen. Ngushëllime,” shkruan Golemi në postimin e tij.

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV