Lideri i Vetëvendosjes ka deklaruar që në momentin që do të zgjidhet kryeministër i Kosovës gjëja e parë që do të bëjë është alokimi i fondeve të përshtatshme për vaksinimin dhe një program përparësish në lidhje me grupet që do të vaksinohen të parët. Kurti deklaroi se është planifikuar të vaksinohet 60% e popullsisë gjatë këtij viti në bashkëpunim me Bashkimin Europian.
“Kur unë u largova nga detyra më 3 qershor të vitit të kaluar, kishim vetëm 30 vdekje dhe numri i njerëzve të kuruar ishte tre herë e gjysmë më i lartë se rastet aktive. Që kur kam lënë detyrën, kemi pasur më shumë se 1500 vdekje”, ka thënë Kurti në një intervistë për Euronews.