Zbatimi i ligjit 20.20 për tokat bujqësore, kategoritë që përfitojnë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaroi se qeveria po zbaton reformën më të madhe të pronësisë të bërë në këto 30 vjet. Në një deklaratë për shtyp, Lame tha se me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, ligji i quajtur 20.20 futet në zbatim. Ky ligj do të përmbyllë dhe po përmbyll, siç thotë edhe vetë kreu i Kadastrës, “të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada”. Për Lamen, , sfida e radhës e qeverisë është të certifikojë pronën publike. Ai shtoi se qeveria ka hequr disa pengesa për përdorimin e tokës. “Prej çerek-shekulli, ka pasur shumë konflikte për pronën. Shumë e përdorin tokën pa AMTP. Shumë familje janë në gjyq për pronat. Sfida jonë e radhës është certifikimi i pronës publike. Kemi hequr disa pengesa për përdorimin e tokës. Ligji i ri thjeshtëzon procedurat torturuese. Po zbatojmë reformën më të madhe të pronësisë”, u shpreh Lame. Kreu i Kadastrës thotë se nëpërmjet këtij ligji do të pajisen me AMTP ato familje për të cilat ende nuk është bërë. Ligji parashikon regjistrimi dhe çertifikimi i gjithë pronës në fshat. Si risi ndër të tjera është se ligji 20/2020 shfuqizonte edhe ligjin e famshëm të vitit 2008, “Për verifikimin e titujve të pronësisë”-tha Lame.

Risitë e ligjit

Kreu i Kadastrës, gjatë deklaratës së tij për shtyp është ndalur edhe tek risitë që sjell zbatimi i këtij ligji. Sipas Lames, për AMTP e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, nuk shqyrtohet më legjitimiteti i titullmbajtësit. Pra, sipas ligjit, pronarët do ta disponojnë lirisht pronën. “Në kategorinë e AMTP-ve të regjistrueshme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre”, tha Lame. Si tjetër risi, apo lehtësi për qytetarët është se nuk do të shqrytohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë. Ndërsa saktëson se çafrë tokash me AMTP nuk do të regjistrohen. “Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm vetëm 4: a) truall; b) vepër e infrastrukturës publike; c) rërë bregdetare, plazh; d) sipërfaqe ujore. Pra është hapur rruga për regjistrimet e llojeve deri dje të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj”, citon Lame. Me ligjin e ri nuk do të ketë përplasje të qytetarëve sa në një institucion në tjetrin, shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kryhet vetëm nga ASHK. “Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë cfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit. Krijohet mundësia e regjistrimit apo edhe përfitimit të aktit të pronësisë për tokën që disponohet në fakt, pavarësisht se ku mund ta jetë përcaktuar vendndodhja sipas AMTP/dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kur s’ka konflikte. Në kategorinë përfituesve, kur janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, janë shtuar personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre”, tha Lame. Kreu i Kadastrës tha se nga procesi i ndarjes së tokës me ligjin 7501, deri tani kanë përfituar rreth 450 000 familje fshatare, me rreth 1,8 milion pasuri toke, rreth gjysma e të cilave janë ende të pacertifikuara. “Përtej kësaj, përsa mund të duket absurd, ende rezultojnë disa mijëra familje fshatare të cilat e përdorin token bujqësore pa qenë pajisur asnjëherë me AMTP”, tha Lame. Duke ju drejtuar fermerëve shqiptarë, Lame tha “Kadastra Shqiptare është duke marrë masat e fundit organizative për aplikimin në territor edhe të kësaj pjese të legjislacionit të ri. Dokumentacioni egzistues i tokës po mblidhet pranë drejtorive tona rajonale nga të gjitha burimet e Bashkitë, njësitë vendore, këshillat e qarqeve, etj. Gjendemi në momentet e zbatimit të reformës më të madhe në fushën e pronësisë në vend që prej vitit 1991 dhe duhet të jemi bashkarisht entuziastë për këtë gjë”.

Lexo edhe :  "1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

Cili është ligji 20.20?

Ligji Nr. 20/202, përcakton procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin e proceseve kalimtare administrativo-ligjore, të regjistrimit të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore dhe private në Republikën e Shqipërisë, si dhe tëinventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të tyre.

Të fundit

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Jep dorëheqjen kancelari austriak Karl Nehammer

Kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) dhe kancelari, Karl Nehammer njoftoi se negociatat për koalicion mes partisë që drejton dhe asaj Social Demokrate...

Lajme të tjera

Web TV