Disiplina, 10 ndeshje dënim Nuabuezes dhe Carkanjit, e pëson edhe zyrtari i Bylisit, Hasimaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe zyrtari i Bylisit, Hasimaj, ndëshkohet me 9 ndeshje për tensionin në takimin me Laçin. Përplasja e shëmtuar gjatë ndeshjes midis Bylisit dhe Laçit, që çoi në ndëshkimin me karton të kuq të dy futbollistëve, ka qenë në qendër të vëmendjes së Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të mbledhur të mërkurën.

Kështu, lojtari i Laçit, Kirian Nuabueze, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Për të njëjtën arsye, edhe lojtari i Bylisit, Xhoi Carkanji, është dënuar gjithashtu me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të kuq në këtë ndeshje, që në fund u fituar nga kurbinasit me një gol të vetëm. Ndërkaq, po në lidhje me tensionin e krijuar në atë ndeshje, zyrtari i Bylisit, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Duhet kujtuar këtu se edhe klubi i Laçit ka marrë masë ndaj futbollistit të vet, Nuabueze, duke e pezulluar atë pa afat. Ndërkaq, Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet edhe për disa ngjarje të Kategorisë së Dytë dhe atij të Nën-19-vjeçarëve.

Të fundit

“Plumbat vinin nga pas”, ish-prokurori Arjan Ndoja ‘zbërthehet’ në GJKKO

Ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, Arjan Ndoja, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e...

“Ul kokën para meje, se të njoh mirë kush je”/ Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin "Të Paerkspozuarit”...

Çfarë do të bëje nëse do të kishe një kukull të frikshme të ngjashme me nënën tënde?

Ja çfarë bëri një vajzë shtatëvjeçare në fotografitë eartistes polake Aneta Grzeszykowska Nga Ariela Bard Në një prej fotografive të artistes polake Aneta Grzeszykowska, vajza e...

Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi

Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja...

“Marrëdhënia ime me Ramën”/ Flet Sara Mila: Ja si u bëra një nga deputetet më të votuara

Në një intervistë të gjatë me Roland Qafokun në emisionin “Dekalog” në DritareTV, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, tregoi për herë...

Lajme të tjera

Web TV