Një emigrant shqiptar në Londër ka humbur jetën pasi u riinfektua me koronavirus.
Bëhet me dije se, Kujtim Kadiu vetëm 8 ditë më patë ka humbur edhe babain nga Covid-19. Mediat e huaja raportojnë se 48-vjeçari, ishte prekur nga virusi tre muaj më parë betejë të cilën arriti ta fitonte, ndërsa këtë herë ishte prekur nga varianti i ri britanik që rezultoi fatal për të.
Kadiu mësohet se u varros në Londër të mërkurën ku edhe banonte. Ai punonte në Londër si gazetar.