Gjobitet kryetari i FRPD/ Këlliçi: Keni edhe 66 ditë kohë për të vendosur gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Forumi Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ditën e sotme u gjobit me 50 milionë lekë të vjetra pasi shkeli masat anti-COVID.

Menjëherë sapo mori u njoftua për gjobën, Këlliçi shpërtheu në postime në rrjetet sociale ndaj policisë.

Në një status të shkruar nga vetë ai, ai thumbon qeverinë duke thënë se edhe personalitete të qeverisë kanë kryer takime elektorale, mirëpo nuk janë gjobitur.

“Kjo është gjoba 50 milionëshe për opozitën! Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë. Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve. Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës. Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli. Asnjë hap pas ??”, u shpreh Belind Këlliçi.

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opozitën!

Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të…

Posted by Belind Këlliçi on Thursday, 18 February 2021

Gjatë ditës së sotme u gjobit edhe nënkryetari Edmond Spaho, pasi edhe ky i fundit nuk respektoi masat anti-covid të vendosura për zbatim nga qeveria.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh në Tiranë? 6 mijë gjoba për 72 orë, 14 shoferë në pranga

 

Të fundit

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Lajme të tjera

Web TV