Mbyllja e doganës/ Mbi 100 kamionë në Kakavijë presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë

Mbyllja e doganës për 24 orë në Kakavijë ka krijuar radhë të gjata kamionësh për të kaluar drejt Greqisë.

pas përfundimit në orën 7 të grevës së punonjësve të doganës greke, është krijuar një radhë prej 2 km e gjatë maunesh të cilat duan të shkojnë drejt Greqisë. Mësohet se mbi 100 kamionë janë në radhë për të kaluar.

Autoritetet e policisë greke njoftuan dy ditë më parë policinë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për grevën që do të niste nga punonjësit e doganës greke.

Ndërprerja e punës nga pala greke nisi prej orës 7 të mëngjesit me orën greke, ose ora 6 me orën lokale në Shqipëri deri në mëngjesin e orës 7 të ditës së sotme.