Përdhunoi punonjëset e bashkisë, burgoset ish-ministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Georges Tron është shpallur fajtor në gjyqin e apelit për sulm seksual ndaj punonjëseve në bashkinë e qytetit që drejtonte.

Dy ish-punonjëse bashkiake kanë akuzuar Georges Tron, se i detyronte t’i bënin masazhe të këmbëve, që më pas ktheheshin në sulme seksuale në vitet 2007 e 2010.

Tron ishte shpallur i pafajshëm për akuzat në një gjyq të vitit 2018, ku u vendos se nuk kishte prova që gratë ishin detyruar të kryenin akte seksuale, por apeli i kësaj jave mbrojti akuzat e një prej denoncueseve.

Gjykata vendosi se “masa e rëndë e akuzave”, “mohimet e vazhdueshme” të Tron dhe “presioni i ushtruar ndaj viktimave e dëshmitarëve” justifikonin dënim me burg për të akuzuarin.

Gjykata gjithashtu pranoi “shtrëngimin moral” që Tron ushtronte ndaj dy punonjëseve femra, në rolin e tyre si vartëse të kryetarit të bashkisë.

“Është një fitore e madhe për të gjitha gratë që mund të kenë probleme të tilla në vendin e tyre të punës,” tha pas verdiktit Vincent Ollivier, avokati i njërës prej akuzueseve.

63 vjeçari Tron ka insistuar se është i pafajshëm. Ai humbi postin e tij si ministër në kabinetin e presidentit Nicolas Sarkozy në 2011, pas publikimit të akuzave, por u rizgjodh kryebashkiak i rajonit Dravail, në jug të Parisit.

Juria dha dje për të pesë vjet dënim me burg, dy prej të cilëve të pezulluar. Masa tejkalonte dënimin e kërkuar nga prokuroria, e cila kishte kërkuar dy vjet burgim jo të pezulluar, për t’u shërbyer jashtë burgut me byrzylyk monitorimi në kavilje.

Zv. Kryebashjkiakja e Tron, Brigitte Gruel, e cila ka mohuar akuzat ndaj saj për nxitje dhe mbështetje ndaj sulmeve seksuale, u dënua dhe ajo me dy vjet burgim të pezulluar.

Lexo edhe :  Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Të akuzuarit i shpëtuan akuzave të përdhumit e sulmit seksual nga akuzuesja e dytë.

Dy punonjëset bashkiake kishin shkuar në polici që prej akuzave ndaj ish-kreut të FMN, Dominique Strauss-Kahn, për përdhunim të një punonjëseje hoteli në 2011. Akuzat ndaj tij nuk triumfuan por gruaja kishte marrë një dëmshpërblim të papublikuar, pas nisjes së veprimit civil kundër fenomenit.

Arrestimi Strauss-Kahn, kandidat socialist për president në Francë, nxiti një numër të madh grash të denonconin sulme seksuale në vendin e punës, çka ishte një fenomen pararendës i lëvizjes #MeToo që solli arrestimin e regjizorit famëkeq të Hollywood, Harvey Weinstein.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV