Shqipëri-Angli, një përjashtim nga rregulli, ndeshja e 28 marsit merr dritën jeshile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e 28 marsit merr dritën jeshile nga autoritetet britanike përtej kufizimive. Sfida Shqipëri-Angli do të zhvillohet më 28 mars 2021 në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Janë mediat britanike që kanë zbuluar se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar drejt Shqipërisë, me gjithë bllokimin e linjave të udhëtimit nga Britania e Madhe, që nga 22 dhjetori i 2021-shit.

Siç dihet, epidemia e virusit korona ka pështjelluar kalendarin sportiv anembanë Evropës dhe, për më tepër, zbulimi i mutacionit britanik, ka bërë që ekipet angleze ta vuajnë edhe më tepër situatën e krijuar. Për këtë arsye, një numër prej tyre po i luajnë ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës në fusha asnjëanëse, pasi nuk lejohen të futen në vende të ndryshme të kontinentit, si, për shembull Gjermania. E njëjta situatë po vërehet edhe me ekipin përfaqësues të Anglisë, që është kundërshtari i Shqipërisë në grupin e Eliminatoreve të Botërorit 2022.

Për këtë arsye, fillimisht u aludua se mund të kishte një zhvendosje sa i përket stadiumit ku do të zhvillohet sfida Shqipëri-Angli, por tashmë duket gjithçka e konfirmuar dhe ky takim do të zhvillohet më 28 mars 2021 në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Janë mediat britanike që kanë zbuluar se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar drejt Shqipërisë, me gjithë bllokimin e linjave të udhëtimit nga Britania e Madhe, që nga 22 dhjetori 2021.

Sipas “Dejli Mejl”, Qeveria angleze ka bërë përjashtim për sportet elitare, duke i hequr kufizimet. Dhe kështu, dueli me skuadrën e trajnerit Edoardo Reja nuk do të zhvendoset në fushë asnjanëse, sikurse po ndodh në Ligën e Kampioneve. Madje edhe klubet e futbollit në Angli janë duke përgatitur një draft dhe do të kërkojnë që futbollistët e tyre që bashkohen me kombëtaret në “zonat e kuqe”. Ato duan që lojtarët në kthim të mos futen në karantinë të detyruar, pasi kjo do t’u shkaktonte shumë probleme klubeve.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV