Grimieri i famshëm amerikan James Charles është përballur me një reagim të ashpër në rrjete sociale, pas një videoje ku provoi të ishte “shtatzënë” për 24 orë, me një bark të rremë.
“Ky është mosrespekt ndaj femrave“, shkroi një komentues.
“Unë të dua James, por prit reagime të ashpra sepse ky nuk ishte veprim i mirë. Është një temë sensitive dhe kjo që po bën nuk është e drejtë“, shkroi një tjetër.
“Kjo është një JO e madhe, shumë i pandjeshëm“, shkruanin të tjerët.