U vaksinuan kundër Covid-19, infektohen 33 të moshuara në azil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër rast i infektimit pas marjes së dozës së parë ka ndodhur në një azil pleqsh në Sant’Antonio Abate të Napolit, ku 33 të moshuar kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të infektuarit, të gjitha gra, ishin vaksinuar në fillim të shkurtit me dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe po prisnin të merrnin injeksionin e dytë, pas 21 ditëve të nevojshme.

“Në qytet, ka gjithsej 48 raste të reja pozitive – përfshirë 33 të moshuar në shtëpinë e të moshuarve -dhe 6 janë shëruar.

Kryetari i bashkisë së Sant’Antonio Abate, Ilaria Abagnale, shpjegon se alarmi u shtri te stafi i azilit, një pjesë i të cilit rezultoi gjithashtu pozitiv për Covid-19”, citojnë mediat italiane.

Nga nisja e pandemisë, Italia numëron 2,765,412 të infektuar dhe 94,887 viktima. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13,762 raste të reja dhe 347 të vdekur.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV