“Do vazhdoj punën time pa më shitur ose blerë njeri”/ Largim tjetër i bujshëm nga Portokallia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e programit të “Portokalli”, Eneda Tarifa ka deklaruar se do t’i japë “lamtumirën” një herë e përgjithmonë spektaklit të humorit “Portokalli”.

Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram, moderatorja ka treguar se do të “sjellë në jetë” projektet e saj, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Pas mbylljes së sezonit të fundit në “Portokalli”, Eneda është shprehur se tashmë do të vazhdojë të jap kontributin e saj artistik për këtë vend pa u “shitur” dhe pa u “blerë” nga askush.

“Të dashurit e mi, miq real e virtual, më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur mu propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale.

Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më “shitur” dhe pa më “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend. Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim në YouTube. Shihemi së shpejti… Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Ju dua të gjithëve”, ka thënë Eneda.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV