Deputeti dhe njëkohësisht kryetari i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, Selami Jenisheri në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” deklaron se ky është parlamenti më i mirë I të gjitha kohërave.
Ky parlament cilësohet si një nga parlamentet më problematikë dhe më pak cilësorë për nga ana intelektuale. Kjo edhe për shkak të largimit dhe dorëzimit të mandateve nga deputetët e PD dhe Lsi. Zëvendësimi I tyre me deputetët e mbetur të listës, ka nxjerrë konkluzionin se ky parlament lë shumë për të dëshiruar. I ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, deputeti dhe njëkohësisht kryetari i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Selami Jenisheri, deklaroi se ky është parlamenti më I mirë në të gjithë historinë e Shqipërisë. Ndërkohë, një nga parlamentet më të mirë dhe më cilësorë mbahet ai I viteve ’20-’30 në të cilin ishin deputetë Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Eqerem Bej Vlora, Ali Këlcyra etj. Jenisheri tregoi për HARD TALK edhe planet që ka për të shkruar një libër për Parlamentin. Gjithashtu deputeti I opozitës parlamentare flet edhe për pasionet e tij në lidhje me matematikën, kitarën dhe futbollin.
“Ky parlament, më i mirë sesa ai kur ishin deputetë Fishta, Mjeda, Noli”
Për deputetin Selami Jenisheri parlamenti shqiptar është parlamenti më cilësor që ka pasur ndonjëherë ky shtet. Sipas tij, asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një parlament me vlera të tilla si ky i këtyre viteve të fundit.
-Zoti Jenisheri, si e vlerësoni parlamentin shqiptar sot?
-Për këtë situatë që është ka vlerat më të mëdha që ka pasur ndonjëherë parlamenti.
-Edhe më shumë se parlamenti i viteve ’20-‘30?
-Po, po. E kam fjalën për pjesën e opozitës.
“Do shkruaj një libër për këtë parlament”
Deputeti Selami Jenisheri tregon në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” se do të shkruajë një libër për periudhën që ai po qëndron në parlament. Për momentin Jenisheri është duke shkruar një libër për periudhën kur ka qenë trajnier, por premton se së shpejti do të nisë librin e tij për kujtimet nga parlamenti.
-Një libër për parlamentin pse nuk e shkruani?
-Mund ta shkruaj, por kur të dal nga parlamenti.
-Po është bukur të shkruani kujtimet nga parlamenti, faktet, ngjarjet.
-Po, po do ta shkruaj patjetër.
“Bashkia e Shkodrës më ka 1 miliardë e 500 milionë lekë borxh”
Deputeti Selami Jenisheri hedh akuza të forta ndaj bashkisë së Shkodrës. Kjo është pika e nisjes së debatit të tij me Lulzim Bashën për të mos dorëzuar mandatin e deputetit. Në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Jenisheri tha se ai ka një kontratë me këtë bashki ku duhet të marrë 9 milionë lekë çdo muaj, dhe sipas llogarive bashkia i ka borxh 100 miliardë e 500 milionë lekë të vjetra borxh.
-Bashkia Shkodër më ka mbi 1 miliardë e 500 milionë të vjetra borxh se i kam dhënë 3 mijë metra katrorë me qira me kontratë. As më jep lekë, dhe aty në pronën time ka bërë një pallat dhe jam në proces gjyqësor. Në datë 15 dhjetor 2002 kanë bërë marrëveshje me mua ku do më japin rreth 9 milionë lekë në muaj. Unë jam në gjyq me ata.
-A ke folur vetë me Voltanën?
-Voltana thotë nuk kam qenë unë kryetare bashkie atë kohë. Shoqata Antikorrupsion I ka çuar një letër Voltana Ademit ku i thotë se nëse nuk do I jepni lekët e qirasë, në do të çojmë në SPAK. Ndërsa ajo tha se nuk kanë dhënë leje për të bërë pallat atje. Basha më premtoi se do të fliste me Voltanën që të zbatonte ligjin dhe unë I thashë se do ta digjia mundësinë për tu futur në parlament. Mbaj fjalën, që të mbaj fjalën, i thashë. Por Basha nuk e realizoi atë që tha.
“Unë mësues i matematikës, trajner futbolli, kitarist dhe historia e biçikletës sime”
Jeta e Selami Jenisherit nuk është vetëm aktiviteti në parlament si deputet. Ai ka lëvruar disa profesione dhe pasione gjatë jetës së tij. Jenisheri tregon për periudhën e tij si mësues matematike, trajnier futbolli si dhe për pasionin për kitarën.
-Çfarë angazhimesh të tjera keni pasur përveç se keni qenë mësues?
-Unë kam marrë të gjithë librat e trajnerit të futbollit dhe kam marrë licencën për trajner futbolli.
-Në cilin vit kjo?
-Në vitin 1990. U bëra këshilltar i trajnierit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Tëherë ishte trajner një gjerman.
-Cilët futbollistë të dëgjuar keni trajnuar ju?
-Ilir Kepën, golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Edi Martinin, Çlirim Basha etj. Përë këtë po shkruaj dhe një libër.
-Të gjithë deputetët lëvizin me fouristrada luksoze, ju jeni i vetmi që lëvizni me biçikletë. Pse përdorini biçikletë?
-Unë e kam fouristradën gri. Duke udhëtuar me biçikletë unë jam larg trotuareve ku kalojnë njerëz dhe në këtë mënyrë nuk mund të infektohem me Covid-19. E dyta, më bën mirë të lëviz fizikisht. Ajo biçikleta që kam unë e çon shalën në funksion të dëshirës që ke, dhe e ke më të lehtë të ikësh në rast të një problemi që mund të kesh.
-Po pasione të tjera ke?
-Po, kam kitarën.