Liga e Evropës, Milani, vetëm 2-2 në Beograd, Crvena Zvezda e ndal me 10 lojtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italianët ndalen në një barazim nga Crvena Zvezda e mbetur me 10 lojtarë. Milani nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 2-2 në Beograd përballë Cërvena Zvezdës, në takimin e parë të çiftit të tyre, të vlefshëm për turin e 32-shes së Ligës së Evropës. Kjo ndeshje u soll drejtpërdrejt në RTSH 1, ndërsa në kanalin RTSH Sport kanë ardhur drejtpërdrejt, në një maratonë thuajse 4-orëshe, të gjithë golat e të 16 takimeve të mbrëmjes.

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten me ndeshjet e para të 16 çifteve të turit të 32-shes, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Si çdo të enjte evropiane, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH 1 ndeshjen më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Cërvena Zvezdës dhe Milanit, ndërsa në kanalin RTSH Sport kanë ardhur drejtpërdrejt, në një maratonë thuajse 4-orëshe, të gjithë golat e të 16 takimeve të mbrëmjes.

Takimi i zhvilluar në Beograd ka parë t’i anulohen dy gola në 10 minutat e para Milanit, falë Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), por skuadra italiane e ka gjetur golin 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, falë një devijimi të futbollistit vendas, Pavkov. Me epërsinë minimale të miqve është mbyllur pjesa e parë, por me fillimin e të dytës, miqtë barazojnë shifrat, falë një 11-metërshi të saktë të Kangasë. Por Teo Hernandez rikthen Milanin në epërsi në minutën e 71-të, me një 11-metërsh të saktë në krahun tjetër.

Detyra e Milanit u duk se u bë më e thjeshtë 13 minuta para fundit, kur Rodiç mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga loja me karton të kuq, duke e lënë skuadrën serbe me 10 lojtarë. Por, pikërisht në minutat shtesë, është Pavkov që korrigjon veten për autogolin dhe 11-metërshin e shkaktuar, që shënon dhe i jep një barazim 2-2 Cervena Zvezdës përballë Milanit.

Të fundit

Me not nga Maroku drejt Ceuta, autoritetet në alarm për sistemet e pritjes së emigrantëve

Rreth 100 persona, përfshirë disa fëmijë, rrezikuan jetën mëngjesin e së shtunës duke u përpjekur të notonin nga Maroku...

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Skenë si në filma!/ SHBA, përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një...

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin mundësinë të shtiren sikur punojnë...

Lajme të tjera

Web TV