250 milion lekë në shtëpi dhe 160 mijë euro në zyrë, Rama për mjekun Prifti: Thotë së është futur në burg se është i djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka komentuar sërish arrestimin e mjekut Edvin Prifti dhe disa bluzave të bardha, të përfshira në korrupsion, që u zbuluan nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës.

Sipas Ramës, mjeku pretendon se është futur në burg ngaqë është i djathtë, ndërsa disa analistë sipas kryeministrit thonë se është goditje elektorale. Por, kreu i qeverisë këmbëngul se ky është një mesazh i institucioneve të reja të drejtësisë.

“Është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë. Goditja që u bë ishte shumë e pështirë të shikoje Tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe por lajmi i mirë është se janë pas hekurave. Tirja është fenomen pandemie por i pandemisë së korrupsionit që 30 vjet.

Ashtu sikurse edhe liberali i djathtë që thotë se më kanë fut në burg se jam i djathtë, bashkë me disa analistë që predikojnë se këto qenkan goditje elektorale, se çlidhje kemi ne me elektoralen, vetëm këta. Duhet të jemi më të inkurajuar sot se çishin 7 vite më parë. Me të gjitha vështirësitë e veta procesi pe ecën me një ritëm që nuk është ritmi  që duan shqiptarët”, u shpreh Rama nga Fieri.

Kujtojmë se, mjeku Edvin Prifti u arrestua pak ditë më parë pasi gjatë një hetimi të SPAK për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, doli dhe emri i tij. Sekretarja e Gjykatës së Krujës kishte dhënë ryshfet te mjeku Prifti që ky i fundit t’i operonte nënën.

Nga kontrolli në shtëpi dhe në zyrë, mjeku Edvin Prifti iu gjetën respektivisht 250 milion lekë në shtëpi dhe 160 mijë euro në zyrë. Vetë mjeku Prifti pretendon se paratë rrjedhin nga burime të ligjshme.

Lexo edhe :  A preken shqiptarët? Garanci 15,000 $ për të hyrë në SHBA, DASH publikon listën e vendeve

Të fundit

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan...

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme të artit dhe arkitekturës në...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive...

Lajme të tjera

Web TV