Furgoni i Paqes, pjesë e projektit anti-krim në Nju Jork

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një furgon portokalli, 35 metra i gjatë, i quajtur PeaceMobil, Furgoni i Paqes, po përdoret nga aktivistët në lagjen South Jamaica në Nju Jork për parandalimin e krimit. Përdorimi i tij është pjesë e projektit për t’i dhënë fund dhunës me armë, një ide e aktivistes Erica Ford.

Aktivistja Erica Ford, e cila ka punuar për t’i dhënë fund dhunës me armë në qytet për më shumë se 30 vjet, më 2002 themeloi organizatën LIFE Camp, Inc. Misioni i kësaj organizate është parandalimi i dhunës me armë përmes ofrimit të ndërmjetësimit paqësor të konflikteve dhe shërbimeve të shëndetit mendor për komunitetin.

“Ne e shohim si shumë të rëndësishme jo vetëm largimin e armëve nga rrugët dhe ndalimin e incidenteve, por edhe ndihmën për të shëruar njerëzit. Pra është e rëndësishme t’i ndihmojmë ata që ta kuptojnë çfarë i shtyu ata të mendojnë se arma ishte zgjidhja për problemet e tyre”, thotë zonja Ford.

Për të ndalur ciklin e dhunës, zonja Ford përdor metodat “konvencionale dhe ato jokonvencionale”. Disa nga metodat konvencionale që përdor organizata e saj janë sigurimi i vendeve të punës dhe edukimi financiar. Organizata Life Camp Inc. gjithashtu përdor metoda jokonvencionale si aktivitete terapeutike për shëndetin, si meditimi dhe joga.

“Shumë njerëz nga komunitetet tona nuk duan të bëjnë terapi. Ata nuk janë të gatshëm të ndajnë historinë e jetës së tyre në mënyrë që ata të fillojnë procesin e shërimit, por ata kanë nevojë për këtë”, thotë zonja Ford.

Para pandemisë së Covid-19, të rinjtë mblidheshin brenda Furgonit të Paqes për një larmi aktivitetesh. Furgoni është i pajisur me një oxhak, një hapësirë meditimi, një hapësirë video-lojërash dhe një studio regjistrimi ku të rinjtë mund të shprehin përmes muzikës dhimbjet e tyre.

Meqenëse pandemia i dha fund tubimeve, zonja Ford e ka përdorur furgonin për të përmbushur nevojat e tjera të komunitetit. Ajo ka shpërndarë rroba, ushqime falas, maska dhe dezinfektues për të ndihmuar komunitetin në luftën kundër koronavirusit.

Lexo edhe :  Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të... Botërorit

Metodat e aktivistes Ford janë imituar nga organizata të tjera në të gjithë vendin dhe kanë çuar në uljen e dhunës me armë në të gjithë qytetin e Nju Jorkut.

“Është shumë më mirë të ndërpritet incidenti dhe të ndërmjetësojmë në konflikt sesa të burgosim njerëzit”, thotë ajo.

LIFE Camp punon me Sistemin e Menaxhimit të Krizave të Qytetit të Nju Jorkut (CMS), një rrjet me më shumë se 60 organizata kundër dhunës në këtë qytet. Me një investim prej 36 milionë dollarësh nga qyteti, CMS punon në lagjet me nivel më të lartë dhune.

Sipas Zyrës së Qytetit të Nju Jorkut për Parandalimin e Dhunës me Armë, nga viti 2010 deri në vitin 2019, CMS kontribuoi në një ulje mesatare prej 40% të të shtënave me armë në lagjet ku ajo shërben.

“Njerëzit shpesh kur flasin për sistemin e drejtësisë penale e vënë theksin tek ofrimi i një shansi të dytë, por ne vërtet po përpiqemi t’u japim njerëzve mundësinë e parë”, thotë Jessica Mofield, Drejtore Ekzekutiv i Zyrës së Kryebashkiakut Për Parandalimin e Dhunës me Armë.

Që nga vdekja e afrikano-amerikanëve George Floyd dhe Breonna Taylor në vitin 2020 dhe protestave që pasuan, udhëheqësit politikë dhe të komunitetit kanë debatuar për rolin e forcave të zbatimit të ligjit dhe mënyrën e zvogëlimit të dhunës pa përfshirjen e policisë.

Aktivistja Erica Ford thotë se përpjekjet e saj të dyfishta për të parandaluar dhunën me armë dhe për të ndihmuar të tjerët të shërohen prej saj ofrojnë një model të mirë për sukses./VOA

Të fundit

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto nga zona e Lungomares në Vlorë pas aksionit të tij në këtë qytet dhe jo vetëm, për...

Lajme të tjera

Web TV