Përkeqësimi i situatës së Covid-19 në vend/ Pipero jep lajmin e keq për shkollat dhe për lokalet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkeqësimi i situatës nga pandemia duhet të shoqërohet me të tjera masa shtrënguese. Infeksionisti Pëllumb Pipero rekomandon mbylljen e të gjitha shkollave dhe lokaleve deri në fund të marsit.

Ndërsa në transportin publik, numri i udhëtarëve duhet të jetë i limituar sipas protokolleve të shëndetësisë.

“Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Pasi e kaloi jo lehtë koronavirusin, mjeku i spitalit Covid-1 tregon për A2 se kjo periudhë është mjaft e vështirë. Përhapja e virusit po favorizohet edhe nga temperaturat e ulëta, ndërsa thekson se të rinjtë janë me indiferentët ndaj respektimit të masave.

Pipero tërheq vëmendjen se këto javë, krahas rritjes së infektimeve, janë shtuar humbjet e jetës edhe tek moshat e reja.

“Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura”, shtoi ai.

I komentuar jo pak edhe nga kolegë të tij, mjeku Pipero tregon vendin se ku u trajtua ndaj koornavirusit.

“Kam kaluar një formë nga e lehtë në të mesme të kësaj sëmundje. Kam pasur shumë pagjumësi dhe ankth për të cilat kam pasur ndihmën e kolegëve të mi. Jam trajtuar në shtëpi dhe jo jashtë vendit”, tregon mjeku.

Lexo edhe :  Alarm në Dukat! Zjarri rrezikon Parkun e Llogarasë, 100 forca në luftë me flakët

Ashtu siç do person që e ka kaluar jo lehtë koronavirusin edhe Pipero thotë se do t’i duhen së paku 12 javë për të rimarrë veten.

Të hënën do të rikthehet mes pacientëve në spitalin Covid-1 ndërsa ka vendosur të marrë dozën e dytë të vaksinës, pavarësisht antitrupave që mund të ketë krijuar pas sëmundjes.

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV