Vjen sot në Shqipëri Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme

Ylva Johansson Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, pritet që të vizitojë sot Shqipërinë.

Misioni i BE në Shqipëri bën me dije se në qendër të takimeve të Johansson do të jetë bashkëpunimin mbi migracionin. Gjithashtu, Komisionerja do vizitojë dhe kufirin me Greqinë në Kakavijë.

“Të Shtunën, Komisioneri i BE për Punët e Brendshme, YlvaJohansson do të udhëtojë në Shqipëri për takime politike dhe për të diskutuar bashkëpunimin mbi migracionin. Komisioneri do të vizitojë gjithashtu operacionet e përbashkëta të Frontex në kufirin me Greqinë në Kakavijë.”

151987206_459858472048087_4916828403133366788_n.png