Qendra shëndetësore në Papërr të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Vatra e zjarrit është konstatuar rreth orës 07:50.
Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht vatra e zjarrit është shfaqur te matësi i energjisë dhe ka dëmtuar edhe rrjetin shpërndarës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.