Australia, një dilemë datash midis Formulës 1 dhe Moto GP, me “Covid-19” në mes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Australia po mendon të ndërrojë datat e zhvillimit të garave të Formulës 1 dhe Moto GP-së për sezonin 2022. Ende me kufizimin e lëvizjeve për në Australi, është e pamundur të përcaktosh se kur mund të zhvillohen këto gara. Kjo sepse Australia ende po aplikon karantinën 2 javore për të gjithë ata që hyjnë në vend. Kështu, pritet të bëhet një shkëmbim datash në nëntor, midis Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1 dhe Çmimit të Madh të Moto GP-së për sezonin 2022.
Të dy garat, e organizuar nga e njëjta kompani “Australian Grand Prix Corporation”, tradicionalisht zhvillohen në skajet e kalendarëve përkatës, me pistën e “Albert Park”-ut që hap sezonin e Formulës 1 në muajin mars dhe atë të “Filip Ajlënd” që pret Moto GP-në në Tetor. Por kufizimet e vazhdueshme të udhëtimit për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”, kanë detyruar shtyrjen e garës së këtij viti të Formulës 1, e cila tani është planifikuar të zhvillohet në 21 nëntor 2021, 4 javë pas garës së Moto GP-së.
Sipas shefit të garave, Endrju Uestakot, kjo gjë bëri që të rimendonin edhe njëherë për kohën që u mbetet në dispozicion për zhvillimin e dy garave. Ai thotë se tani ekzistojnë katër mundësi, e një prej tyre është ndërrimi i datave të garave të Formulës 1 dhe Moto GP-së. Kjo gjë do të ishte e rëndësishme për menaxhimin e ngjarjeve dhe shitjet e biletave, si, dhe pas kërkesës së pilotëve, për ta zhvendosur garën në Ishullin Filip në një datë vjeshte në kërkim të motit më të mirë.
“Ndryshimi i datës së garës së Formula 1 për në nëntor na jep mundësinë për të parë 4 skenarë shumë të veçantë për kalendarët e 2022-shit, – sqaroi zyrtari australian. – Njëra është që të dyja garat të bëhen në fillim të sezonit, në shkurt ose mars. Një tjetër është që të dy garat të bëhen në fund të sezonit, pra në tetor ose nëntor. Mundësia e 3-të është F1 tradicionalisht në fillim dhe Moto GP në fund. Ose, e kundërta, Moto GP-ja në fillim të sezonit dhe Formula 1 në fund.
“Të gjitha këto mundësi janë në tryezë dhe një kombinim do të vendoset kur kalendarët të finalizohen gjatë mesit të këtij viti”- përfundoi Uestakoti. Ende nuk ka garanci se garat do të bëhen këtë vit, me kufijtë e Australisë të mbyllur për pjesën tjetër të botës. Kushdo që hyn në vend i nënshtrohet ende karantinës 14 ditore në hotel, një praktikë që nuk ka gjasa të hiqet derisa vaksinat të jetë bërë në një nivel të konsiderueshëm në të gjithë botën.
Programi i vaksinave në Australi filloi të hënën dhe pritet të përfundojë deri në tetor. Melbërni arriti të organizojë veprimtarinë e saj të parë ndërkombëtare që nga fillimi i pandemisë, turneun e tenisit “Australian Open”, këtë muaj, por konkurrentët së pari iu nënshtruan karantinës së plotë dyjavore. Uestakoti tha se ajo çka mësuan nga turneu i tenisit, si dhe përparimi në frontin e vaksinave, e kanë lënë atë të sigurt mundësinë që gara e Formulës 1 në Melbërn, të bëhet në nëntor 2021.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV