Futboll – Femra / Kombëtarja nis grumbullimin, Grima: Testojmë gjendjen e grupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur të dielën një grumbullim 7-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Armir Grima, ka ftuar 23 futbolliste, nga të cilat vetëm një prej tyre aktivizohet jashtë, ndërsa të tjerat luajnë në kampionatin shqiptar. Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me këtë grumbullim, trajneri është shprehur se qëllimi kryesor është për të parë gjendjen e lojtareve dhe evidentimin e elementëve cilësorë për të ardhmen.
“Sigurisht ne e kemi planifikuar prej kohësh këtë grumbullim, pasi në mungesë të veprimtarive ndërkombëtare për këtë periudhë është e rëndësishme që të shohim gjendjen e skuadrës dhe lojtareve në veçanti, – ka thënë ish-futbollisti i njohur shkodran. – Përveç disa futbollisteve që kanë qenë vazhdimisht pjesë e Kombëtares A, ne kemi ftuar edhe disa të reja, që aktivizohen në kampionatin shqiptar, në mënyrë që të mund të përzgjedhim edhe elementë cilësorë për të ardhmen.”
“Gjithashtu, në listë është edhe mesfushorja 19-vjeçare, Luana Zajmi, e cila aktivizohet në kampionatin e Sllovenisë, me skuadrën e Promurjes, – ka vijuar trajneri i Kombëtares kuqezi të topkëmbës së vajzave, Armir Grima. – Duke qenë se ajo kishte mundësi të na bashkohej në këtë moment ne vendosëm ta ftonim për ta parë në gjirin e Kombëtares së të rriturave.” Ky grumbullim 7-ditor i vajzave kuqezi mbyllet më datën 28 shkurt 2021.
Kombëtarja e femrave mbylli dhjetorin e kaluar një fushatë të suksesshme në Eliminatoret e Kampionatit Europian, duke treguar përmirësim të ndjeshëm qoftë në rezultate, qoftë në cilësinë e futbollit. Një tregues i qartë se futbolli i femrave vazhdon të bëjë progres tashmë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Të fundit

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një pikë karburanti në Romë të Italisë. Sipas...

Feston 61-vjetorin, Rama pritet në PS me duartrokitje e lule

Shefi i qeverisë feston sot 61-vjetorin. Edhe pse ka ditëlindjen, kryesocialisti ka vijuar sot një tjetër mbledhje me deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të...

“Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për drejtues dhe ish drejtues të...

SHBA/ Pas 18 vitesh pa shpresë, çifti bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale

Kjo është historia e një çifti në SHBA të cilët pas 18 vitesh përpjekje për tu bërë prindër, më në fund arritën të realizonin ëndrrën e...

249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për partneritetin strategjik

SHBA sot feston 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehte...

Lajme të tjera

Web TV