Kryemadhi: Kur të vijmë ne në pushtet, shqiptarët do hanë më mirë e më lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar sot pikat kryesore të programit të LSI sa i përket sektorit të bujqësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi premton se rreth 200 milione Euro në vit do të investohen për fermerët për të ulur kostot e imputeve bujqesore dhe naftës.

“Gjysma e shqiptareve jetojne me bujqesi. Shume prej tyre jane ne kufinjte e mbijeteses. Nderkohe qe shqiptaret shpenzojne rreth 80% te te ardhurave te tyre per ushqim. Nderkohe qe sigurojne me prodhimin vendas rreth 30% te nevojave per ushqime.

Me planin tone, kjo situate do te ndryshoje.

Fermeret shqiptare do te mbeshteten drejtperdrejte per te rritur prodhimin. Rreth 200 milione Euro ne vit do te investohen per fermeret per te ulur kostot e imputeve bujqesore dhe naftes, do te mbeshteten per njesi prodhimi. Mbeshtetje direkte do te kete per çdo te imet apo gjedh te lindur dhe te therur, per çdo zog dhe shpend per mish, qe shqiptaret te ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqeje bota.

Do te vendosim TVSH 0 % ne gjithe zinxhirin e prodhimit dhe do te mbrojme prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire.

Do te mbeshtesim industrine ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune.

Ne e mbajme fjalen!”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit

Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thuhet se është përpjekur ta sjellë në vete Presidentin e SHBA-së Donald Trump në mosmarrëveshjen...

Liverpool gjen pasuesin e yllit që shiti për 75 mln euro

Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me rezultatin 4-1 dhe të dytën...

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Kapriçot e motit përfshijnë edhe...

Lajme të tjera

Web TV