Tenis, Gjokoviç: Shikoj përtej Nadalit dhe Federerit, synoj Serena Uilliamsin dhe Margaret Kortin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurora e 18-të e fituar në turnetë madhorë të tenisit, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e, e fituar nga Novak Gjokoviç e ngushtoi distancën e rekordit të meshkujve, ne 20 të tillë, të mbajtur nga Rafael Nadal dhe Rozher Federer. Por tenisti serb, nuk trembet nga kjo distancë e vogël, ai ka një qëllim tjetër, të arrijë 23 “Grend Slem”-e, si Serena Uilliams, madje edhe 24 të fituara nga Margaret Kort. “Të gjithë kanë synimet dhe mënyrën e tyre për të bërë histori, – deklaroi ai, pas triumfit në Melbërn. – Unë mendoj për të fituar më shumë turne madhorë dhe të thyej rekorde, natyrisht.”
“Më shumë se Uilliamsi dhe Korti, – vijoi ai. – Gjithë vëmendja dhe energjia ime nga sot e tutje, derisa të tërhiqem nga tenisi, do të drejtohet vetëm në përpjekjet për të fituar sa më shumë trofe të mëdhenj.” 33-vjeçari, tha se fillimisht synon të thyejë rekordin e Federerit, me 310 javë si numri një i botës, gjë që do ta bëjë më 8 mars 2021. “Rozheri dhe Rafa më frymëzojnë, – zbuloi ai. – Unë mendoj se për sa kohë që ata luajnë, do të luaj edhe unë. Në një farë mënyre është si një garë që kush luan më shumë tenis dhe kush fiton më shumë.”
“E unë mendoj se kjo është arsyeja pse ne jemi ata që jemi, sepse ne e ngamojmë njëri-tjetrin, e motivojmë dhe e shtyjmë njëri-tjetrin deri në kufij”, – shton serbi. Trajneri i Gjokoviçit, Goran Ivanisheviç tha se pikërisht këta 3 tenistë të mëdhenj po prodhojnë “tenisin më të mirë të të gjitha kohërave”, madje vuri në dukje se rekordi i Kortit ishte në horizont. “Nuk e di se ku është fundi i tyre, – tha ai. – Ndoshta ata do të kapërcejnë Serenën dhe Margaret Kortin. Por është e mahnitshme ajo që ata bëjnë në fushë.”

Të fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive ku pretendohet se marka e...

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

I pari ne finish anglezi Kallum Meklot qe arriti ne finish pas nje rivaliteti të forte deri ne fund. Nderkohe rrethi ciklistik kryesohet ne...

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Një ekip kirurgësh në Kaliforni kanë përfunduar, pas katër vitesh pune, transplantin e parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, një...

Lajme të tjera

Web TV