Arkimed Lushaj, prej disa muajsh ndodhet në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia për pjesëmarrje dhe organizim grumbullimi në protestën për vrasjen e të ndjerit, Klodian Rasha.
Me anë të një fotoje të publikuar nga vetë reperi, ai paralajmëron se do të kthehet në verë në lagjen e tij. Teksa fliste me miqtë e tij me kamer, reperi ‘rebel’ u shpreh se nuk do t’i shiste miqtë e tij as për një milionë paund, pasi edhe ai vetë e ka përjetuar këtë “tradhëti”.
“As për 1 milion paund nuk e shes shokun sepse e kam ndjerë atë dhimbje, vetë jam shitur, po në fund kanë shitur veten! Kthehet baba në lagje këtë verë e jua q… listën e dasmës”,ka shkruar reperi.