E rëndë/ Dy nxënës 13 dhe 14 vjeç humbin jetën për shkak të përplasjes mes bandave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfliktet midis bandave rivale, me viktima në moshë të re, po bëhen një problem serioz në Francë. Në vetëm 24 orë, një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar u vranë në periferi të jugut të Parisit në dy sulme të ndara me thikë.

Rasti i parë ndodhi të hënën pasdite në qytetin Saint-Chéron, në departamentin e Essone, në periferi të jugut të Parisit. Sipas Zyrës së Prokurorit Evry-së – në qytetin ku Manuel Valls ishte kryebashkiak – kjo ishte një luftë mes bandave pranë Pont-de-Bois College (shkollën e mesme).

Viktima, Lilibelle G., e cila u godit me thikë në bark, ishte më e vogla nga katër vëllezërit. E transferuar në spital, vajza vdiq natën. Gjashtë të mitur, midis moshës 13 dhe 16 vjeç, janë ndaluar në lidhje me ngjarjet. Njëri prej tyre, me rekord penal, rrëfeu se ishte autori i  ngjarjes.

Dje një tjetër dramë u zhvillua në të njëjtën zonë në jug të kryeqytetit francez, po në departamentin e Essone, këtë herë në Boussy-Saint-Antoine. Një djalë 13-vjeçar humbi jetën në një pishinë në këtë qytet. Pas një përleshjeje, djali u godit me thikë në fyt dhe fatkeqësisht ai ndërroi jetë ndërsa po transferohej në spital. Gjithashtu, një tjetër adoleshent, 14 vjeç, u plagos rëndë.

Prokurorja Caroline Nisand u ankua për fenomenin e luftimeve midis bandave të të rinjve, “atë gangrenas Essone dhe i vendosi të miturit në vijën e parë”. Nënkryetari i këshillit të departamentit, Alexandre Touzet, i partisë Republikane (djathtas), tha se problemi i dhunës së të rinjve duhet të trajtohet si një përparësi. Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, udhëtoi për në vendin e sulmit të fundit natën e kaluar.

Pavarësisht nga pandemia dhe kufizimet, përplasjet midis bandave u rritën me 24% në Francë gjatë vitit 2020, Sipas të dhënave të policisë të cituara nga e përditshmja Le Figaro, janë 357 luftime të regjistruara.

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV