Portokalli gjen zëvendësuesen e Eneda Tarifës, ja cila do të jetë moderatorja e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundmit të rubrikës së saj në “E diell”, moderatoren Nevina Shtylla nuk e kemi parë më në ekran.

Megjithatë, duket se s’do të presim edhe shumë gjatë që Nevina t’i bashkohet sërish televizionit me një tjetër format.

Burime për “Revistën Who” bëjnë me dije se Nevina mund të jetë moderatorja e re e spektaklit të humorit “Portokalli”, sepse është parë shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit.

Ky lajm mbetet ende për t’u konfirmuar dhe s’kemi asnjë reagim nga moderatorja, megjithatë do të ishte këndshëm nëse Nevina do t’i bashkohej spektaklit të humorit.

“Portokalli” ka bërë së fundmi ndryshime, duke hapur audicionet si për aktorë, ashtu edhe për moderatorë.

Eneda Tarifa konfirmoi më herët largimin e saj nga “Portokalli”, krahas një statusi ku shkruante:

“Te dashurit e mi, miq real e virtual. Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale.

Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend. Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Love you all”, shkruante ajo.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV