Sulme mizore/ Brenda burgut të torturës, pamjet tregojnë zhveshjen dhe rrahjet e rënda me shkopinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa pamje të publikuara së fundmi nga një grupim të drejtash në Rusi tregonin të burgosurit që sulmohen mizorisht në atë një njihet si “burgu i torturës”.

Dy të burgosur shihen që pasi zhvishen në të brendshme, rrihen pa mëshirë nga oficerët me veshje ushtarake, një prej të cilëve ka pseudonimin “SS” prej brutalitetit.

Një prej viktimave raportohet se vdiq pas një muaj torturash, sipas organizatës vendase Fondacioni i Verdiktit Publik. Ndërsa trupi i tij raportohet se iu kthye familjes pa organe të brendshme.

Në pamje tregohen të burgosurit në të brendshme që nxirren për t’u denigruar para rojeve të burgut.

Në të tjera incidente, ata shihen të shtrirë në tavolina para se të goditen me shkopinj në kurriz, në burgun famëkeq Yaroslavl IK-1.

Një prej të burgosurve që ka humbur jetën aty, është gjeorgjiani Vazha Bochorishvili, i cili sipas raportimeve ishte thirrur me prekstin e një kontrollit trupor.

Në raport thuhet se në kundërshtim me rregullat, prezente ishte një doktoreshë grua, e cila kishte një dorë një mjet kontrolli anal.

Bochorishvili kishte kundërshtuar procedurën invazive duke argumentuar se kishte probleme me aparatin tretës.

Por pas një debati oficerët i kërkojnë atij të “ulet në bisht” para se ta përplasin me fytyrë në tavolinë dhe t’i heqin të mbathurat.

Disa oficderë e mbajnë atë dhe një tjetër e godet me shkop gome në këmbë e në të pasme.

Ai ulëret më një zë të tmerrshëm, shkruante rrjeti Novaya Gazeta që dha e para lajmin.

Pas rrahjeve ai lihet në një qeli izolimi, edhe pse vazhdonte të ishte i gjakosur.

Pas përkeqësimit të gjendjes ai ishte dërguar në spitalin e Rybinsk më 9 maj, ku vdiq po atë muaj.

Lexo edhe :  Kanadaja shteti i 51 i SHBA? Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump: Nuk jemi në shitje!

Viktima tjetër është Andrei Ivanov, i cili me kërkesën e tij përdori një pseudonim.

Ish-i burgosuri tha se ishte musliman dhe pas ofendimeve oficerët e shtrinë në tryezë duke e goditur me shkopinj.

Pamjet u publikuan pas disa dënimeve të pezulluara te dhena se fundmi për zyrtarë të burgjeve për akuza të mëparshme torture në këto institucione.

Një padi apeli kundër ish-oficerëve Maxim Yablokov, Roman Onypa, dhe Vladislav Pisarevskyhas është dërguar tashmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Të fundit

Berisha mbyll fushatën e Durrësit: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën…

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin...

Intervista e mbrëmjes, Rama: Do mbyllim negociatat në 2027. Nuk e them unë, por vetë BE

Kryeministri Edi Rama, në emisionin "Repolitix" në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat do të mbyllen në vitin...

“Kemi 40 mijë vota në Tiranë”, Tedi Blushi: Ilir Meta, kandidati më i votuar në Shqipëri

Partia e Lirisë synon të marrë 40 mijë vota në Tiranë. Kështu u shpreh kandidati i kësaj partie, Tedi Blushi, i cili është në listën...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Letrat e fundit në ishull, zbulohen detaje të reja për vdekjen e Napoleon Bonapartit

Napoleon Bonaparti ishte një oficer ushtarak dhe politikan francez, një gjeneral i shquar gjatë Revolucionit Francez dhe Perandor i Francës. Figura historike e tij...

Lajme të tjera

Web TV