Skadon ora policore 20:00? Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, priten masa të reja anti-COVID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ora policore 20:00 e mbrëmjes me 6 e mëngjesit si masë antiCOVID skadon ditën e sotme. Pritet që Komiteti Teknik i Ekpertëve të mblidhet për të vendosur masat e reja që do të vihen në zbatim prej 26 shkurtit.

Prej 10 shkurtit Komiteti Teknik shtrëngoi masat dhe kufizoi lëvizjen prej orës 22:00 duke spostuar orën policore në 20:00 të mbrëmjes, kur do të mbylleshin lokalet, baret, restorantet, marketet dhe çdo shërbim tjetër, masë kjo e vlefshme deri në 26 shkurt.

Po ashtu vijojnë të jenë të anuluara fluturimet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa në pikat kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit.

Përtej orës policore qytetarët mund të lëvizim vetem me një leje të marrë pas aplikimit në e-Albania. Kujtojmë po ashtu se shkollat e mesme në 10 qytetet e riskut zhvillojnë mësim online për të cilat sot Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim. Nga ana tjetër vetë mjekët dhe ekspertët kanë kërkuar publikisht në media vendosjen e fashës orare të kufizimit të lëvizjes në 18:00 të mbrëmjes.

Ndërkohë në 24 orët e fundit ka vijuar të shënohet një numër shumë i lartë i të vdekurve nga COVID në vendin tonë. 1021 persona kanë rezultuar të infektuar dhe 19 pacientë kanë humbur jetën.

Të fundit

Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa...

Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në Palasë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë grupeve kriminale leje ndërtimi në këmbim të votave për zgjedhjet...

Po dëshmoj urinë e qëllimshme të fëmijëve të Gazës – pse po e lejon bota këtë?

Një armëpushim i përhershëm, hyrja e lirë dhe e sigurt e ndihmave dhe heqja e bllokadës janë të domosdoshme – të gjitha mund të...

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun...

Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital të Territorit

Kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në Facebook një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit. “Videoja është...

Lajme të tjera

Web TV