Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Arrestohet një person, procedohet një tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pas vdekjes së minatorit Fiqiri Karaj në Bulqizë. Personi i arrestuar është armator, ndërkohë që është proceduar brigadieri i subjektit, që sipas Policisë kanë pasur detyrimin që të sigurojnë kushtet e duhura teknike të punës.

Karaj, baba i tre vajzave humbi jetën paraditen e djeshme pasi e zuri një masiv gurësh.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia armatori i një subjekti minerar, si dhe procedohet penalisht brigadieri i subjektit. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ç. D., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë armator në një subjekt minerar në zonën D), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 50 vjeç, banues në Bulqizë,  (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 24.02.2021, në një nga nënkatet e subjektit minerar, është shembur një pjesë armature duke i shkaktuar vdekjen një 49-vjeçari (me detyrë vagonist).

Materialet  procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Të fundit

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të...

Lajme të tjera

Web TV