Balla: Socialistët votohen për të bërë punë, Lulin e kemi për gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur mbrëmjen e sotme një takim me përfaqësues të biznesit të vogël. Në këtë mbledhje ai nuk la pa përmendur edhe punët që ka bërë qeveria Rama që nga koha kur ka ardhur në pushtet, teksa e krahasoi me punën që di të bëjë më së miri kryedemokrati Lulzim Basha.

“Ne kohë për pushim nuk kemi. E kemi thënë këtë. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se janë të majtë apo të djathtë. Një gjë është e sigurt në këtë vend, socialistët votohen për të bërë punë, Lulin e kemi vetëm për gjumë. Unë ju falenderoj të gjithëve por teksa afron orari i mbylljes, ne duhet të jemi shembulli i parë i këtyre orareve të masave dhe ky takim zhvillohet në këto kushte të ruajtjes së distancave dhe numrit të personave që marrin pjesë,”- u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist u ndal edhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ku nuk nguroi të thoshte se nuk duhen votuar ato politikanë që nuk bëhen shembull për komunitetin.

“Unë e them shpesh dhe nuk do të hezitoj ta përsëris, politikanët që nuk japin shembullin konkret të masave të mbajtjes së maskës dhe të shembullit për të gjithë shoqërinë nuk duhen votuar. Këta njerëz që nuk respektojnë masat, nuk respektojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si mund të mbrojnë këta interesat e qytetarëve,“- vijoi më tej Balla.

Në fjalën e tij, Balla nuk kurseu as batutat me katërshen e pandarë të politikanëve që nga viti 2013.

“Deri në 2013, shqiptarët e dinin se si qeverisej në këtë vend dhe fati i mirë por edhe i keq, i mirë për ne si kundërshtarë, i keq për shqiptarët është që të katër ata që ishin në qeverisje në 2013 janë sërish bashkë. Edhe Luli me Saliun, edhe Mona me Ilirin aty janë dhe mesa kuptoj që edhe pse Luli është shpallur kandidati për kryeministër, i preferuari i Saliut, më duket nuk është më Luli por është Iliri por kjo është punë e tyre, nuk është puna jonë”,- pohoi Balla.

Të fundit

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Lajme të tjera

Web TV