I veshur me kostum sportiv e priti tek dera e pallatit/ Kamerat ‘kapin’ autorin e vrasjes së Behar Sofisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati që ndodhi një ditë më parë në qendër të Tiranës, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Behar Sofia. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës.

“Balkanweb” raporton se nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se atentatori e ka pritur tek dera e pallatit disa ditë.

Po ashtu raportohet se mëngjesin e djeshëm ai e gjurmoi nga dera e pallatit deri përballë Piramidës ku dhe e qëlloi me një plumb në qafë e tjetrin në shpatull. Ndërkohë që ka dyshime se arma e krimit mund të jetë pistoletë TT me silenciator.

Po ashtu policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja, ndërsa ‘BalkanWeb’ raporton se disa kamera sigurie kanë kapur të dyshuarin.

Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është mëzo-burrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë. Policia ka këqyrur apartamentin e viktimës dhe ka marrë në pyetje dhe bashkëshorten e tij, por nuk ka nxjerrë të dhëna të nevojshme për hetimin. Biznesmeni Behar Sofia ishte ndarë si çdo mëngjes me bashkëshorten pa pasur një axhendë specifike.

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV