Rama jep lajmin e mirë: Çdo shqiptar me pagë 400 mijë lekë s’do të paguajë taksë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga Berati deklaroi se këto ditë do të finalizohet një tjetër vendim, ku sipas tij të gjithë shqiptarët që marrin një pagë prej 400 mijë lekësh, nuk do të paguajnë taksë.

Sipas Ramës, do të vendoset nëse do të nisë aplikimi nga janari i 2022-shit apo 2023-shit. Mes të tjerash ai ironizoi dhe programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

“Është pyetja më vështirë për dikë që nuk do të gënjejë. Por që të ulesh sigurimet shoqërore dhe të rritësh pensionet, është njësoj si të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit. Por ata s’kanë pasur dhe nuk do të kenë gjë në dorë. Ne kemi bërë një reformë për pensionet dhe po të ishte bërë 20 vite më parë, sot nuk do të bënim këto diskutime. Duke mos reformuar pensionet, me një tavan prej 240 mijë lekë, ti të kishe bërë ça të duash, se kaloje atë 240 mijë lekë.

Tani nuk është më kështu. Tavani i pensioneve është hequr dhe pensioni sot është mbi kontributin. Faktikisht sot po të shihnim se pensionet që merren pas reformës janë ndryshe. Ne nuk do e kishim bërë dot kurrë taksën zero edhe pa pandeminë, disa vite më parë pasi nuk dilnin llogaritë. Pandemia na dha shtysën. Ne po studiojmë tani dhe do e finalizojmë këto ditë, se çdo shqiptar që merr 400 mijë lekë rrogë mos të paguajë taksë. Deri tani e kemi 300 mijë lekë.

Kjo nuk është pak. Shkon 67% e të gjithë pagave. Pra pa taksë. Kalkulimet që po bëjmë është se do ta bëjmë në janar të 2022 apo 2023-it. Ata bëjnë program, ne nuk dalim të bëjmë poezi. Ne ça bëjmë do mundemi ta bëjmë, pasi nuk mund të flasim në ajër. Kjo do të varet nga rritja e mundësive. Vende të tjera kanë ulur pensione. Siç është Serbia. Por po të krahasosh se ça është rritur. Të tejkalosh Suden është kurajo e madhe.”, tha ai.

Të fundit

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje,...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Rama ndan foto nga nisma për pastrimin e plazheve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje ku qytetarë dhe turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve në Shqipëri. Në postimin e...

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme për shitje. Sipas raportimeve, i riu...

Lajme të tjera

Web TV