Nën-19-vjeçarët, Spahija dhe Shahaj: Duhet të punojmë fort për të shkuar larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria Nën-19-vjeçarëve, e drejtuar tashmë nga trajneri Armando Cungu, ka zhvilluar një grumbullim 3 ditor në kompleksin “Tropikal” në Durrës, i pari për këtë vit që nga marrja e drejtimit të skuadrës nga ish-trajneri ndër të tjera, i Vllaznisë, Kukësit dhe Laçit.

Nën urdhërat e trajnerit kuqezi ishin 25 lojtarë të cilët u vëzhguan nga afër nga i gjithë stafi i ekipeve kombëtare. Mbi emocionet e grumbullimit në kombëtaren e 19 vjeҫarëve, ka ka folur mbrojtësi Flori Spahija, i cili vjen nga Vllaznia dhe nuk e ka fshehur kënaqësinë.
“Ndihem shumë mirë, – ka deklaruar ai. Nuk është hera ime e parë, është hera e dytë ose e treta. Grupi po gëzon një gjendje shumë të mirë fizike dhe psikologjike. Me trajnerin e ri jemi ambientuar shumë shpejt.

Mendoj se me këtë brez që jemi ne, prurjet do të jenë të vazhdueshme dhe do të kemi një brez shumë të mirë. Synoj të luaj me ndonjë nga ekipet më të mira të Europës. Për këtë po stërvitemi fundja.” Në këtë grumbullim, edhe pse me numër të pakët për shkak të kufizimeve si pasojë e epidemisë së virusit korona, kishte dhe prurje cilësore nga jashtë.
Një ndër të është Fabian Shahaj, lojtari i ADO Den Ha’ag në Holandë, i cili theksoi se ndihet mirë me këtë grup në këto ditë grumbullimi. “Jemi një grup shumë i mirë, një grup që ka kualitet, – ka deklaruar futbollisti i ri.

– Trajnerët janë shumë të mirë, stafi është gjithashtu shumë i mirë dhe ndihem edhe unë shumë mirë. Kam qenë të moshat Nën-17, më pas me Nën-18 dhe tani jam pjesë e Nën-19-vjeçarëve. Ka shumë kualitet në këtë grup. Jam shumë i lumtur që luaj me Kombëtaren. Për tani kemi këtë grumbullim. Kam besim te vetja por duhet shumë punë për të shkuar larg”, – ka përfunduar Shahaj.

Të fundit

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Konferenca e 51-të Rajonale e Interpolit në Tiranë, arrihet marrëveshja e shumëpritur

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi të hënën marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi Privilegjet dhe...

“Kishte elementë provokues”/ Politologu zbardh detaje nga fjalimi i Ramës në Athinë

Politologu Ilir Kalemaj tha në një studio televizive, se në fjalimin që Rama mbajti para shqiptarëve në Greqi pati nuanca provokuese dhe elementë që...

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe në Greqi!

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe. Ambasada informon sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV