KQZ miraton elementët e sigurisë së fletës e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve miratoi dje elementët teknike të detyrueshme të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021. Pas mbylljes se koalicioneve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Vendimet janë marrë me shumicë votash të pesë anëtarëve të Komisioni Rregullator. Në pikën dy të vendimit thuhet se fleta mund të ndryshojë përmasat në varësi të listave shumëemërore në çdo zonë zgjedhore. Zgjedhësi do të votojë me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore dhe sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2 për qind.

“Fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie, sipas përcaktimeve me akt normativ të KQZ-së. Fleta e votimit përmban element teknik në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lirë. Fletët e votimit prodhohen në blloqe pa kundërfletë. Numri i serisë së bllokut të fletëve të votimit shënohet në dokumentin që shoqëron bllokun e ambalazhuar, sipas përcaktimeve të KQZ-së”, thuhet në vendimin e marrë me votat e të gjithë anëtarëve.

Letra që do të përdoret për prodhimin e fletës së votimit, përmban disa elemente sigurie. Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elemente teknik në formën e kodeve që identifikojnë numrin serial, zonën zgjedhore dhe qendrën e votimit që nuk lexohen me sy të lirë (barkod). Fletët e votimit prodhohen në blloqe pa kundërfletë.

Lexo edhe :  Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

KQZ disa ditë më parë ka bërë publike disa nga modelet që po punon për fletët e votimit KQZ bëri publike  katër modele që ka menduar si të denja që një prej tyre të jetë fleta e votimit. Fleta është e ndarë në dy pjesë: Partia ose koalicioni dhe zgjedhja e kandidatit të partisë së ka zgjedhur më sipër. Kjo ndodhet në çdo fletë të shpalosur më sipër. Ndryshon vetëm struktura e saj dhe ngjyrat.

 

Të fundit

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Lajme të tjera

Web TV