Aksidenti në Sukth/ Para se të ndërronte jetë, 16 vjeçari kishte festuar ditëlindjen e të atit, shoku i tij në koma (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 16 vjeçar nga Sukthi, Flavio Osmani, ndërroi jetë këtë të diel në spitalin e Durrësit, pasi u përfshi në një aksident mbrëmjen e një ditë më parë.

Ai ishte duke udhëtuar me një automjet tip Renault, teksa u përplas me një automjet tjetër tip Benz. Por makina e tij del nga rruga dhe përplaset me këtë shtyllë.

Të plagosur mbetën edhe tre shokë të tij të cilët ishin me të në makinë. Ata u transportuan në spitalin e Durrësit, por Flavio Osmani, nuk mundi të mbijetojë dot për shkak të plagëve të marra.

Viktima është djali i kreut të njësisë administrative të Sukthit, Rrapo Osmanit. Bazuar në moshën e tij, rezulton se ka qenë duke e drejtuar makinën pa patentë. Ditën e aksidentit, Flavio ka festuar ditëlindjen e babait të tij, e më pas ka dalë me tre shokë të tjerë, por në kthim gjithçka do të ishte fatale për të.

Sipas të dhënave të Top Channel, njëri prej shokëve të viktimës, Bjordi Manuka, 16 vjeç, pasagjer në makinë, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kome.

I afërmi i njërit prej të plagosurve, tregon për Top Channel, se shkak i aksidentit ka qenë infrastruktura e dobët e rrugës, por edhe shpejtësia me të cilin të rinjtë po ecnin.

Ndërkaq, banorët e zonës, ankohen për kushtet e keqe të rrugës, çka për pasojë ka prodhuar disa aksidente.

Policia, vuri në pranga, drejtuesin e automjetit tip Benz, Gj. Brahja, 55 vjeç, i cili është marrë në pyetje për shkaqet e aksidentit.

Të fundit

Agron Shehaj: Po rritemi në sondazhe sepse jemi të vërtetë, nuk premtojmë qiqra në hell

Sipas sondazheve të fundit, Partia ‘Mundësia’ e drejtuar nga Agron Shehaj është forcë e tretë në Shqipëri, duke rrëzuar...

Fushata zgjedhore, premtimi i Ramës në Roskovec: Paga minimale do të jetë 650 euro

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të...

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të...

Hapet Landfilli në Vlorë, prej ditësh depozitohen në Sherishtë mbetjet që ndotnin qytetin

Shtëllungave të tymit toksik që përhapeshin në ajër sa herë digjeshin mbetjet në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë duket se ju ka...

Kontrata e lobimit të PD, ekspertët analizojnë marrëveshjen me kompaninë amerikane

Kontrata e lobimit të PD për pastrimin e emrit të kryedemokratit, Sali Berisha në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vlerësimin e denoncuesve të shkeljeve...

Lajme të tjera

Web TV