Në prezantimin e kandidatëve të rinj, Taulant Balla gjatë fjalës së tij tha se ky proces është historik.
“Bashkë me kryetarin dhe kolegët e Partisë Socialiste iniciuam këtë proces i cili është historik.”
Balla u shpreh se pavarësisht kandidatëve te zgjedhur, partia do të qëndrojë në komunikim me të gjithë aplikantët sepse i konsidon pjesë të partisë.
“Shumë persona aplikuan për të qenë kandidatë dhe ne i studiuam te gjitha aplikimet. Unë iu garantoj se do te vazhdojmë të jemi në komunikim sepse ju konsiderojmë pjesë të rëndësishme”, tha ai.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së iu bëri thirrje të rinjve që të marrin pjesë në politikbërje.
“Të rinjtë sot nuk duhet ta shohin politikën nga jashtë por le të hyjnë dhe të japin kontributin e tyre këtu”, shtoi me tej Balla.