Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri.
Fillimisht ministria njoftoi se ardhja e dozave të vaksinave Pfizer ishte shtyrë me 24 orë. Por sipas njoftimit të dytë thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara.
Ndërkohë që shifrat e personave që ndërrojnë jetë nga COVID, vijojnë që të mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 20 qytetarë, dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID 764 persona.