Horoskopi ditor, e martë 2 mars 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të
cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore do të ndiheni mjaft mirë. E vetmja gjë që do t’ju shqetësojë gjatë ditës së nesërme do të jetë humori jo i mirë i një prej të afërmve tuaj.

Demi

Demët rekomandohen ta kalojnë ditën jashtë. Vizitoni të afërmit dhe miqtë tuaj të ngushtë. Mund të shëtisni ose të merrni pjesë në një event të organizuar pranë lagjes suaj. Gjithashtu, kjo ditë është e përshtatshme për të bërë disa blerje të rëndësishme.

Binjakët

Binjakët rrezikojnë ta kalojnë këtë ditë duke u përfshirë në disa çështje pa rezultat. Ka gjasa të shpenzoni shumë kohë duke u marrë me biseda boshe. Rekomandohet të lexoni një libër ose të shpenzoni kohë me fëmijët tuaj, për shmangur një ditë monotone.

Gaforrja

Gaforret nuk rekomandohet të ndërmarrin udhëtime të lodhshme. Rrezikoni që gjendja juaj e përgjithshme emocionale t’ju shkaktojë panik. Rekomandohet të qëndroni pranë familjes, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Shmangni eksperimentet në kulinari.

Luani

Disa Luanë do të dëshirojnë të ndryshojnë. Megjithatë rekomandohet të bëni shumë kujdes. Ka gjasa se për shkak të veprimeve të nxituara, do të shpenzoni shumë para ose mund të përjetoni probleme shëndetësore.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë nevojë të përqendrohen tek disa probleme
shëndetësore. Analizoni bisedat e mëparshme me persona që ju i konsideroni aleatë. Mos i besoni personave jo shumë të afërt dhe mos bëni shpenzime të panevojshme në jetën tuaj.

Peshorja

Peshoret ka mundësi të mos kalojnë një ditë aq të këndshme sa e kishin menduar. Ndoshta një moment i veçantë që prisnit të ndodhte, nuk do të jetë në lartësinë e duhur. Në mbrëmje do të bëheni nostalgjik duke kujtuar një bisedë të ngrohtë që keni konsumuar me një person mjaft të rëndësishëm për ju.

Lexo edhe :  1 gusht 1291 – Formimi i Konfederatës Zvicerane

Akrepi

Disa Akrepë do të duhet të punojnë fort nesër. Ka gjasa që për shkak të disa rrethanave, të harroni vetën tuaj dhe të ndihmoni një mik të ngushtë. Mbrëmja është e përshtatshme për të darkuar me miqtë tuaj. Gjithashtu, mund të vendosni për një udhëtim në të ardhmen.

Shigjetari

Rekomandohet të mos tregoheni të sinqertë me të gjithë. Naiviteti nuk është i mirëpritur kur komunikoni me persona që ju kanë trajtuar gjithnjë me zili. Sa i përket anës financiare, nuk do të keni rezultatin që prisnit.

Bricjapi

Tregohuni shumë të kujdesshëm me shëndetin. Shmangni një punë që mund t’ju sjellë lodhje të tepërt mendore dhe fizike. Është e rëndësishme që të relaksoheni plotësisht. Pasdite mund të përjetoni momente mjaft të këndshme.

Ujori

Gjatë kësaj dite Ujorët mund të përballen me disa probleme. Pasdite atmosfera do të ndryshojë duke u bërë më e qetë. Është e rëndësishme t’i përkushtoheni vetes duke zgjeruar horizontin dhe duke u kujdesur për shëndetin. Në fund të ditës mund t’ju rishfaqet një konflikt.

Peshqit

Peshqit nuk duhet të shpenzojnë shumë energji për gjera që nuk janë të dobishme. Rekomandohet ta shpenzoni ditën në një rreth me persona të afërt. Mund të merrni pjesë në një festë ose të kaloni disa momente romantike.

Të fundit

Trump, tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, kush janë vendet e prekura të Ballkanit

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të...

Kroacia feston 30-vjetorin e çlirimit! Parada në Zagreb: Armë të reja, dilema të vjetra

Në ditët në vijim, Kroacia do të festojë 30-vjetorin e operacionit të saj ushtarako-policor “Stuhia” (Oluja), duke përfshirë një paradë ushtarake, ose më saktë...

Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë

“Partia Demokratike në këto tre dekada ka treguar të gjithë variantet e saj mundshme”, kështu u shpreh juristi i njohur Indrit Sefa, në studion...

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës/ Osmani: Jemi krenar për ty

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës. Ajo u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se ka dekretuar...

Burgosen 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit në Pakistan

Pakistani ka dënuar me burgim 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit Imran Khan, të cilët janë të burgosur, për përfshirjen e tyre në protestat...

Lajme të tjera

Web TV