Integrimi/ Balla: Në ditët në vijim Parlamenti Europian do të miratojë raportin e Santos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas kthimit nga Brukseli deklaron se Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se raporti rikonfirmon vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bruksel????? – Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur.

Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Europian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë.

Të fundit

Tatimet për të dypunësuarit/ Lehtësitë pas ndryshimit në ligj

Bizneset dhe të punësuarit e tyre duhet të nënshkruajnë “deklaratën mbi statusin personal”. Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve në...

Sali Berisha takim me diasporën shqiptare në Romë, ja kur do të zhvillohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur PD...

Gjesti “molla e sherrit”/ Debat mes Rozanës dhe Eglit: Je xheloze?

Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe këtë herë protagonistet janë Rozana Radi...

Mbi një muaj nga rënia e regjimit të Assad/ BE bie dakord për planin “hap pas hapi”

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapin e parë për të lehtësuar sanksionet e tij të rrepta dhe me shtrirje të gjerë kundër Sirisë, pasi ministrat...

Vijojnë sanksionet ndaj Moskës/ BE vendos të zgjasë kufizimet me 6 muaj

Rusia do të vijojë të jetë nën sanksionet e Bashkimit Europian sipas vendimit të marrë këtë të hënë. Përmes një postimi në platformën ‘X’, shefja...

Lajme të tjera

Web TV