Familjes së Alec dhe Hilaria Baldwin i është bashkuar një tjetër bebush, pesë muaj pasi erdhi në jetë djali i tyre Eduardo “Edu” Pao Lucas.
Të hënën (1 mars), Hilaria, publikoi një foto në Instagram duke shkruar numrin “7” shoqëruar me një emoji me zemër. (Foshnja është fëmija i gjashtë për çiftin dhe i shtati për Alec).
Alec, 62 vjeç, dhe Hilaria, 37 vjeç, nuk kishin njoftuar se do të bëheshin prindër sërish. “Ne për momentin nuk do të publikojmë asnjë deklaratë ose të konfirmojmë asgjë – qëndron çfarë postoi,” tha një përfaqësues i çiftit për Page Six kur u pyet për detaje, duke patur parasysh kohën e pazakontë të ardhjes në jetë.
Përfaqësuesi nuk u shpreh nëse bëhej fjalë për një adoptim apo bebi erdhi në jetë përmes një lindjeje surrogate.
Lajmi vjen disa ditë pasi instruktorja e modës foli rreth polemikave të origjinës së saj. Në një postim në Instagram, Hilaria tha se “i kishte shpenzuar muajt e fundit duke dëgjuar, duke reflektuar dhe duke pyetur veten se si të mësojë dhe të rritet”.
Origjina e Baldwin u vu në pikëpyetje në dhjetor të vitit 2020, kur ndjekës nëpër rrjete sociale, duke marrë parasysh intervistat kontradiktore, e akuzuan se ajo është hequr sikur është me origjinë spanjolle.
Polemikat nisën pasi një përdorues në Twitter e akuzoi Hilaria-n për “përvetësim kulturor” dhe postoi një numër klipesh ku Hilaria fliste anglisht me theks spanjoll, ndërkohë që në një intervistë harroi se si i thuhet “kastravecit” në spanjisht. Nëpër video të tjera që qarkulluan online, Hilaria fliste anglisht me theks amerikan.
Sipas komenteve në rrjete sociale, Hilaria pretendoi të ishte me origjinë latine për të ngjallur një mendim më pozitiv te mediat hispanike.
Baldwin u përgjigj se ajo identifikohet si e bardhë dhe prejardhja e saj etnike përfshin “shumë, shumë, shumë gjëra”. Ajo deklaroi se ajo kaloi disa kohë të fëmijërisë në Spanjë dhe disa në Massachusetts, por kurrë nuk u regjistrua në shkollë në Spanjë, por vetëm kalonte pushimet. Hilaria u shpreh se ka lindur në Boston.