Rama publikon videon e projektit: Si do transformohet materniteti i vjetër i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme video nga projekti se si do të shndërrohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Puna ka nisur,  kreu i qeverisë shprehet se pjesë e transformimit nuk do të jetë vetëm materniteti i i Tiranës, por edhe 3 godina të tjerë “ku jeta lind”.

“MIRËMËNGJES DHE ME FILLIMIN E INVESTIMIT TË SHUMËPRITUR PËR ZGJERIMIN DHE RINDËRTIMIN E PLOTË TË MATERNITETIT TË VJETËR TË TIRANËS PAS DËMTIMEVE NGA TËRMETI, TEKSA JANË DUKE U NDËRTUAR NGA THEMELET EDHE 3 MATERNITETE TË TJERA NË VEND, JU UROJ NJË DITË TË MBARË”, shkruan kryeministri.