Takimi në Bruksel/ Një hap larg hapjes së negociatave, zgjedhjet e 25 prillit kriter kyç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, patën takim dje në Bruklsel me përfaqësuesit e lartë të BE-së Josep Borrell dhe Oliver Varhely, ku çështja kryesore që lidhet me hapjen e negociatave mbeten zgjedhjet e lira dhe ndershme. Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë reformat në vendin tonë.

Zyrtarë të lartë të BE-së të përfaqësuar nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhely zhvilluan takime me kryeministrin Shqiptar Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Gjithashtu në këtë takim ishin edhe përfaqësues të politikës së Maqedonisë së Veriut, ku tema kryesore e bisdës ishte hapja e negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sinjalet që mbërritën nga Brukseli duket se janë pozitive, por vendit tonë i është lënë edhe një “provë” për tu kaluar dhe ajo lidhet drejtëpërdrejtë me ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit. Përfaqësuesit e BE-së kanë kërkuar që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të ketë garanci të mjatueshme për një process të rregullt. Borrel tha se e kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet që mbulojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

“Sa iu takon zgjedhjeve kuptojmë që përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme janë në proces e sipër. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet që mbulojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Sa i përket çështjes specifike të blerjes së votës më lini t’ju them që raporti i fundit i KE për Shqipërinë theksoi një hetim transparent të akuzave për shkelje të dyshuara zgjedhore”-tha ai. Më pas përmendi specifikisht procesin gjyqësor që po zhvillohet në Shqipëri për shitblerjen e votave. E njohur si dosja e Dibrës. “Po kështu vendimi i Këshillit në mars të 2020, thekson se nisja e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës është një nga çështjet që duhen reflektuar në kuadrin reflektues. Ky është qëndrimi zyrtar i Këshillit dhe Komisionit”, deklaroi Borrel. Ndërsa Varhelyi tha se ka garanci të mjaftueshme në sistem duke përmendur që nga marrëveshja e 5 qershorit, tek rekomandimet e ODIHR dhe më pas pjesëmarrjen e vëzhguesve në zgjedhje. “Ajo çfarë mund t’ju them është se ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë mjaft tërësore. Së pari kemi pasur një marrëveshje midis partive parlamentare dhe jashtë parlamentare për reformën zgjedhore. Ky është një element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo sjell garanci për parregullsi në procesin e votimit. Është trajtuar si një çështje madhore tek rekomandimet e ODIHR. Më pas kjo u vijua nga opinioni i Komisionit të Venecias për të cilat qeveria dhe partitë ranë dakord. E treta është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhjeve. Janë ftuar vëzhguesit por nga ana jonë ne do të ndihmojmë që vëzhguesit të vijnë, të jenë të pranishëm. Garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem. Për blerjen e votës do të shohim nëse do të ketë veprime në terren. Ne duam që ligji të zbatohet me fuqi të plotë.

Lexo edhe :  Gjobë kush nuk voton

Duam të shohim që të gjitha përpjekjet të bëhen nga ana e organizatorëve të zgjedhjeve kundër blerjes së votës”, deklaroi Varhelyi. Ndërkohë sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit, ai tha se e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën një përparim të qëndrueshëm. “Mbi bazën e kësaj bindëm shtetet anëtare që të votonin pro çeljes së negociatave. Duhet të shohim funksionimin e këtyre organizmave. Kjo ka qenë qasja e këtij komisioni që duhet të bëjmë përparim në terren. Për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, e konsiderojmë Gjykatën Kushtetuese funksionale. Ka numrin e gjyqtarëve për seancat dhe emërimi i dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë është në rrugë e sipër”, tha ai. Nga ana tjetër Borrel u dha një mesazh të gjithë partive politike që të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. “Jam vërtetë shumë i kënaqur që i urova mirëseardhjen kryeministrit Rama në takimin e 11 të Këshillit të Stabilizim Asociimit që sapo ka përfunduar. Së pari Shqipëria është një partner kyç për BE. Është një partner i besueshëm për sigurinë dhe një model, shembull për rajonin.

Shqipëria në mënyrë konsistente është 100% në përputhshmëri të plotë me politikën e BE për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Ju jeni një shembull në Ballkan dhe nuk mund ta themi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. BE është partneri më i fortë i Shqipërisë dhe do vazhdojmë t’iu qëndrojmë në krahë në rrugëtimin drejt BE. Do vazhdojmë t’ju japim mbështetje. Këshilli i sotëm ishte një mundësi që ne të kuptonin se si dhe ku jemi në këtë marrëdhënien tonë dhe për zbatimin e reformave të nevojshme. E përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara me reformat. Vazhdojmë ta inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me këto reforma, por edhe për faktin se këto reforma janë kyçe për modernizimin e Shqipërisë dhe për të ardhmen e qytetarëve. Për zgjedhjet e 25 prillit theksojmë nevojën që të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa iu përket zgjedhjeve ne kemi dhe një mesazh për të gjitha udhëheqësit politikë dhe gjitha palët. Objektivi i integrimit duhet të jetë për të gjithë. Polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politike dhe nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë. Me shumë kërshëri po presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas miratimit të kuadrit negociues dhe në përputhje me kushtet që janë”, deklaroi Borrel.

 

Të fundit

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i Bujqësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Gjykatësi vendosi kushtin e Solskit në 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters. Solski mohon akuzat, të cilat lidhen me blerjet nga...

Greqia do t’i dërgojë sisteme mbrojtje ajrore ukrainës? Reagon kryeministri Mitsotakis

Kryeministri Kyriakos Mitstoakis tha se Greqia nuk mund t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore si Patriots ose S-300, duke iu përgjigjur presionit nga...

Transporti publik i Tiranës hyn në Google Maps, kush vjen nga Durrësi do kalojë në Rinas

Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Google Maps të cilat gjenerojnë sipas kërkesës së...

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël?

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një fëmijë. Ka nga ata që thonë...

Asociacioni, Kurti bën paralajmërimin e fortë nga Berlini

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz...

Lajme të tjera

Web TV