Teuta heshtje shtypi para Vllaznisë, mungon Karabeci, por kthehet Kuro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bregdetarët përballen të mërkurën në Durrës me kryesuesen e renditjes. Të mërkurën luhen të gjitha takimet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, nga të cilat 3 do të luhen duke nisur nga ora 13:00, ndërsa dy të tjerat duke nisur nga ora 16:00. Natyrisht, takimi më i spikatur është ai që do të luhet në Stadiumi “Niko Dovana” të Durrësit, midis Vllaznisë dhe Teutës.

Durrsakët vijnë pas atij barazimi 2-2 me të cilin u detyruan të kënaqeshin në fundjavë në përballjen me Kukësin në shtëpi. Ky rezultat u hoqi durrsakëve mundësinë t’i afroheshin edhe më tepër shkodranëve kryesues. Duket se ky rezultat, por edhe pesha e përballjes me kryesuesen e renditjes në një fazë kaq vendimtare të sezonit, teksa vetëm 4 pikë i ndajnë 4 ekipet e para nga njëri-tjetri, ka bërë që drejtuesit e Teutës të zgjedhin të heshtin para ndeshjes me Vllazninë.

Pra durrsakët kanë zgjedhur heshtjen për shtyp, ndryshe nga ç’kishin bërë deri më tani në kampionat, kur para mediave kishte dalë trajneri dhe një lojtar. Teuta do ta presë Vllazninë në Durrës pa Erando Karabecin të pezulluar me kartonë, ndërsa për trajnerin Edi Martini lajmi i mirë është rikthimi i Kuros, pikërisht nga mungesa me katër të verdhë.

Barazimi me Kukësin erdhi pas një vazhde prej 3 fitoresh radhazi të durrsakëve, ndërsa Vllaznia vjen pas një vazhde luhatjesh të mëdha, teksa në 6 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një fitore, 3 barazime, ndërsa ka pësuar edhe dy humbje dhe epërsia prej 9 pikësh në krye të renditjes është ngushtuar në vetëm. Por shkodranët e kanë fituar 1-0 përballjen e fundit, atë të 8 janarit të këtij në Shkodër, ndërsa përballja e parë, ajo e fundnëntorit në Durrës, ishte mbyllur në barazim 0-0.

Të fundit

Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

Elenita Roshi është emëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar, duke sjellë një përvojë të pasur prej mbi 20...

8 Janar 1918/ Presidenti amerikan Wilson shpall 14 pikat e tij

Në një fjalim të mbajtur përpara Kongresit, presidenti amerikan Woodrow Wilson, foli mbi qëllimet e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore, dhe...

8 Janar 1642/ Vdes Galileo Galilei, astronomi italian që ishte dhe “babai i shkencës”

Galileo Galilei, shkencëtari pisan që ridizajnoi kozmosin, Tokën dhe gjithë njohuritë, por pagoi një çmim të lartë për metodën e tij shkencore.  Galileo Galilei vdiq...

Në 41 vjeç, ishte Isabella Rossellini shumë e vjetër për të qenë e bukur në 1994?

Lancôme njoftoi se ata po largonin modelen më të paguar në botë, megjithëse nuk e thanë kaq troç Genevieve Fox E turpëruar nga ditëlindja e saj...

Injoroni Musk, do të ndjeni shpejt përfitimet e politikave Laburiste në xhepin tuaj

Pavarësisht nga nxitësit e dënimit, perspektiva për ekonominë, NHS dhe shërbimet jetike është e mirë. Muajt ​​e ardhshëm duhet ta dëshmojnë këtë Polly Toynbee Shikoni lart,...

Lajme të tjera

Web TV