Ish i dënuari dhunon gruan dhe kryen veprime të turpshme në sy të fëmijëve të mitur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata jep vendimin që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Katër urdhra mbrojtje nuk i dhanë fund torturës së nënës së 3 fëmijëve të mos dhunohej sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Edhe pse duhet të ishte një shembull i një kryefamiljari të mirë, të paktën fëmijët e tij, edhe me këta të fundit ushtron dhunë psikologjike madje shkon edhe me tej. Ai dhunon nënën në sy të tyre si dhe kryen veprime të turpshme po në prani të tre fëmijëve të mitur. Veprime të cilat janë të rënda për psikologjinë e një adulti kur përballet me to, ndërsa për fëmijët janë shokuese.

Nëna e kësaj familje të dhunuar ankohet në emisionin Fiks Fare duke rrëfyer se ajo vetë dhunohet nga bashkëshorti që prej vitit 2010 .Halli i kësaj zonje bëhet edhe më i rëndë kur nëna e tre fëmijëve ,ku 2 prej të cilëve vuajnë nga sëmundja e talasemisë rrëfen për emisionin Fiks Fare se ish-bashkëshorti i saj jo vetëm dhunon atë, por kryen akte dhe veprime të turpshme në prezencë të fëmijëve.

Në një video të cilën kjo zonjë e ka vënë në dispozicion dhe të emisionit Fiks Fare duket ish bashkëshorti i saj që bën veprime të turpshme me një lodër seksi në prezencë të fëmijëve, pa lënë mënjanë fjalorin e ndyrë dhe dhunën kundrejt ish bashkëshortes.

Të gjitha këto bëhen në sy të vajzës së mitur.Gjithashtu zonja na rrëfen se ish bashkëshorti u ka treguar fëmijëve foto të tij nudo apo foto duke kryer aktin seksual me një femër tjetër dhe të birit i thotë se duhet të bëhesh si babai.

Lexo edhe :  Nismë e re ligjore/ Do konfiskohen të gjitha ndërtimet e braktisura që nga vitet 90′

Në fakt ky problem nuk mbaron me kaq për këtë zonjë, por bëhet akoma dhe më i rëndë kur gjykata në urdhrin e fundit të mbrojtjes jep vendimin e shkurtuar se të dhunuarit duhet të qëndrojnë në të njëjtën banesë me dhunuesin.

Fiksi disponon urdhrat e mbrojtjes dhënë nga gjykata ku në tre prej tyre përcaktohet se dhunuesi duhet të qëndroj larg banesës ndërkohë në të fundit me një vendim të shkurtuar gjykata nuk përcakton largësi të dhunuesit duke e lënë në të njëjtën banesë me të dhunuarën.

Po kjo gjykatë para disa kohësh ka vendosur që bashkëshorti dhe babai dhunues të dënohet më 6 muaj burg pikërisht për kryetrjen e vepra të turpshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV