Vrau Tauland Beqirajn në mes të Vlorës/ Ky është 44-vjeçari i arrestuar si autor i ngjarjes (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka shoqëruar 12 persona lidhur me ekzekutimin e 31-vjeçarit Tauland Beqiraj në mes të ditës në Vlorë, në një rrugë të populluar.

Në këtë ekzekutim raportohet se kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar Tauland Beqirajn, ndërsa një i tretë i ka pritur në makinën tip “Ford” me targa AA 403 PX për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit në momentin që është ndalur nga dy persona të cilët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza. Ata duket se flasin për pak sekonda dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin.

Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi një nga autorët e dyshuar Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij.

Arrestimi i tij u bë te Pylli i Sodës, ku policia sekuestroi makinën “Ford” me targa AA 403 PX, me të cilin u larguan 3 personat, si dhe një armë zjarri kallashnikov më të cilën u vra 31-vjeçarin Beqiraj. Kallashnikovi u gjet në sendiljen e pasme të mjetit tip ‘Ford’ që përdorte 44-vjeçari Jonuzi.

Tauland Beqiraj është një person me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV