Lufta ndaj Covid-19/ Rama: A mund t’i besohet opozitës? Dr. Halim Kosova del e thotë publikisht cilët janë ata që japin mend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aktivitetin e zhvilluar sot për shëndetësinë, Kryeministri Rama foli për situatën e përballjes me COVID. Teksa riktheu në vëmendje denoncimet e forta të bëra dje nga ish-ministri i PD-së Shëndetësinë, Rama tha se Dr. Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata, duke iu referuar opozitës.

“Qëllimi im është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi masiv në muaj mars-qershor, një vaksinim që do të këpusë hallkë pas hallke zinxhirin e infektimeve. Që do të na çlirojë në mënyrë të konsiderueshme nga një barrë e jashtëzakonshme ankthi për njerëzit tanë më të dashur. Kemi parë që ky armik nuk kursen dhe prek në masë edhe ata që në fillim duken të paprekshëm. Ky është një udhëkryq. A mund që në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosen atë koalicionin tragjikomik, të cilët që nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan bashkë me ne. Atyre që zgjodhën të bëheshin bashkë me COVID-in, që nga dita e parë e kësaj lufte nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, pa bërë alarm. A mund t’u besohet atyre në këtë udhëkryeq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë”, tha ndër të tjera Kryeministri.

Dy denoncime të forta ka bërë ish-ministri i Sali Berishës për shëndetësinë në fund të mandatit të dytë të PD-së në vitin 2013, Halim Kosova. Akuza të drejtuara ndaj 2 personazheve që janë sot ndër drejtuesit kryesorë të ekipit të Lulzim Bashës në PD dhe figura të rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe :  Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

Mjeku Halim Kosova ka hedhur akuza të forta në drejtim të Tritan Shehut, që është aktualisht drejtues politik i PD në Qarkun Gjirokastër, pasi akuzon se kur ai vetë drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e PD-së, Shehu ndërhyri te ai për një tender korruptiv me vlerë 500 mijë dollarë ilaçe për fëmijët me leucemi.

Një tjetër denoncim i fortë është bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Demokratike, Halim Kosova teksa ka rrëfyer se si Genc Ruli, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve në PD (qe ka perjashtuar Halim Kosova), mbrojti një drejtor spitali në Gjirokastër që kishte bërë një lëvizje për të vjedhur 100 mijë euro. Ruli në atë periudhë ishte drejtuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër në zgjedhjet e qershorit 2013, pra njeriu i besuar i Sali Berishës.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV