“Përgatitu të hash dynjanë”/ Rama paralajmëron kryebashkiaken: Mandatin e tretë e kam të lidhur aty

Gjatë prezantimit të programit të Rindërtimit kanë folur edhe kryebashkiakët e zonave që janë prekur ndjeshëm nga tërmeti.

Një ndër të zgjedhurit lokalë ishte edhe kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emirjana Sako.

Kryeministri Edi Rama i dha fjalën kryebashkiakes Emiriana Sakos për të folur në aktivitetin ‘Rindërtimi’. Rama tha se ajo ka barrën më të rëndë në drejtimin e punëve në Durrës, pasi është goditur masivisht nga tërmeti.

“Jemi në fazën që kemi dalur nga gropa e zezë. Taksirati që më ka gjetur mua me Majlindën (kryebashkiakun e Kurbinit, do të gjejë ty me mua, sepse mandatin e tretë do ta kem të lidhur ngushtësisht me Durrësin. Kështu që përgatitu që të heqësh keq, të hash dynjanë kur i thonë, por kuptohet natyrisht për mirë”, tha Rama.

Kryesocialisti do të jetë pjesë e listës së Durrësit për kandidatët për deputetë të PS-së. Rama do të jetë kandidat si në qarkun e Vlorës, ashtu edhe në atë të Durrësit.