A mund të bëjnë grafi fëmijët e infektuar nga Covid-19? Mjeku penumolog sqaron kur këshillohet përdorimi i skanerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji në një intervistë për ‘News24’ i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që shqetësojnë sot qytetarët, të cilët përballen me dilema sapo iu nisin simptomat e para të COVID-19.

Jorgji tha se kurimi për koronavirusin varion sipas simptomave të secilit pacient. Mes të tjerash ai tha se e gjitha bota po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID, ndërsa shtoi se problematikë për përhapjen e virusit janë bërë fëmijët dhe të rinjtë. Po ashtu, mjeku sqaroi edhe rolin e grafisë, apo dhe dita kur është e këshillueshme bërja e skanerit.

“Është shumë shqetësuese situata tek fëmijët e vegjël. Po marr si shembull Italinë, ku po bëhet një bisedë e madhe rreth kësaj çështje. Fëmijët e marrin virusin në shkolla dhe ua transmetojnë prindërve apo gjyshërve. Ata kanë ndikuar shumë tek rritja e infeksioneve, sidomos me format e reja që po vështirësojë punën”.

Rekomandohet grafia tek fëmijët?

Në dëmtimet e COVID grafia nuk është një armë që ndihmon shumë. Sidomos në fazën e parë. Në fazën e parë ajo thuajse nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimin. Unë mbështetem shumë tek klinika.

Ka njerëz që kanë kaluar COVID dhe unë nuk iu kam bërë skaner, kjo duke u ndikuar dhe nga shenjat e pakta klinike. Këtu duhet dhe marrëveshje ‘zotërinjsh’ me pacientët që ‘ndiqemi në këtë mënyrë dhe shohim rrugës’. Skaneri është zgjedhje, e mjekut sa i përket klinikës së pacientit, por dhe e këtij të fundit. Pacienti sa vjen thotë; unë dua të bëj skanerin. Unë iu them; ‘skaneri nuk mjekon’.

Është një ekzaminim që nuk doli sot, por aplikohet prej shumë vitesh. Nuk e quaj korrekte këtë bisedë, por nga ana e atyre që e ngrenë këtë problem. Kam dëgjuar abuzime me këtë temë. Ai do duhet të bëhet kur është e domosdoshme. Kur kërkohet nga mjeku, për të tjerat pastaj kam rezerva.

Lexo edhe :  “5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore

Përgjigja ndaj COVID, po bien dakord i gjithë komuniteti shkencor në botë, është individual. Ndaj jam pro ndjekjes individuale, dhe jo përmes telefonit. Pacienti dëgjohet me vesh dhe përmes ankesave të tij. Për skanerin do të thoja se nuk duhet të bëhet më parë se dita e 7.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV