Stërmbesa tregon anën e butë të Al Capone-s: Ishte thjesht gangster, nuk ishte përbindësh (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga stërmbesat e Al Capone kujton se si njërit prej personazheve më të njohur të botës së mafias i pëlqente të rrinte në kuzhinë dhe të gatuante makarona.

Deirdre Capone tregoi për “Mirror” se ai e mësoi se si të bënte spageti perfekte dhe 80-vjeçarja shtoi se ajo është i vetmi person në botë që e ka njohur më mirë nga të gjithë famëkeqin Al Capone.

Ajo ishte vetëm 7 vjeç kur Capone vdiq, në janar 1947, por e mban mend si një njeri shumë të butë e të ndjeshëm.

“Kishte një shenjë në fytyrë, që ia bëri me thikë një djalë. Al Capone i kishte bërë një kompliment motrës së atij djalit dhe ai e goditi me thikë.

E urrente atë shenjë dhe mundohej ta fshihte gjithmonë. Është e vështirë që të gjesh një foto të tijën ku nuk mundohet që ta fshehë. Ai donte që të kishte gjithçka perfekte”, kujton Deirdre.

Ajo shton se Al Capone mbante përherë një kapele të bardhë, pasi në lmat me kauboj, të mirët mbanin kapele të bardha:

“Duke qenë se media përherë ishte kundër tij dhe përpiqej që t’ia vinte fajin për gjithçka, ai mbante kapele të bardhë që t’i tregonte njerëzve se ishte njeri i mirë. Ndihej i viktimizuar”.

Deirdre thotë se Al Capone “ishte gangster, jo përbindësh”. Ajo beson se ai nuk ka vrarë kurrë njeri personalisht, por pranon se ka urdhëruar vrasje.

“Nuk ka asnjë provë që ai të ketë vrarë vetë njerëz. A janë vrarë njerëz? Sigurisht që po. Ajo kohë e historisë amerikane ka qenë si Perëndimi i Egër. Nëse vidhje bagëtinë e dikujt ose i rrëmbeje gruan dikujt, e paguaje shtrenjtë. Në atë kohë, italianët ishin të fundit që merreshin në punë dhe të parët që pushoheshin nga puna”.

Lexo edhe :  1977 – Fluturimi i parë i lirë i anijes kozmike Shuttle Enterprise

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV